Përfundon takimi ndërmjet Escobar dhe liderëve opozitarë, asnjë koment nga palët

Pas takimit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Escobar është takuar me liderët e partive opozitare në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Hovenier. Askush nga pjesmarrësit nuk ka dhënë koment pas takimit

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Takimi në mes të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut nga LDK, kryetarit të PDK-së Memli Krasniqit dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj ka përfunduar.

Asnjëri nga të lartëcekurit nuk ka folur për media pas takimit dy orësh të mbajtur në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë, transmeton KP.

Escobar ka nisur vizitën e tij në Prishtinë të martën, një ditë para homologut evropian, Miroslav Lajçak.

Megjithatë, i njëjti nuk ka takuar protagonistin kryesor të dialogut, kryeministrin Albin Kurti por vizitën e tij e nisi me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Të martën e 23 gushtit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ky i fundit nuk ka pranuar të prononcohet për media pas takimit.

Osmani pas takimit me Escobar: Partneriteti ynë me SHBA-të vazhdon të jetë qenësor

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika