Përfundon tubimi i serbëve para Policisë e Gjykatës në Mitrovicë

Zëdhënsi i statcionit të Policisë në Veri, Branislav Radovič ka treguar për RTV Dukagjini se protestuesit janë shpërndarë të qetë pas një ore

Foto nga vendi i ngjarjes

Në më pak se një orë ka përfunduar tubimi i punonsjëve të Komunës së Veriut përballë statcionit të Policisë dhe Gjykatës në Veri.

Mediat kanë raportuar se pavarësisht qytetarëve që nuk kishin treguar arsyjen e tubimit, disa të tjerë kanë thënë se nuk e dinë as arsyen e tubimit, por që të njëjtit janë ftuar.

Arsyeja e kësaj proteste ishte ndalimi për pak orë të një zyrtari të komunës në statcionin policorë, mëson RTV Dukagjini.

Arsyeja e mbajtjes për disa orë në Polici e shefit të Inspektoratit të Ndërtimit nga kjo komunë ishte dyshimi për kërcnimin ndaj Aleksandar Arsenijević, kryetar i Inciativës Qytetare në Mitrovicën Veriore.

Lidhur këtë ngjarje ka folur zëdhënsi i statcionit të Policisë në Veri, Branislav Radovič.

Ai ka treguar për televizionin RTV Dukagjini se protestuesit janë shpërndarë të qetë pas një ore.

Punonjës të institucioneve të ndryshme në veri të Mitrovicës kishin filluar të mblidhen para hyrjes së Stacionit të Policisë së Kosovës dhe objektit të gjykatës, të martën e 23 gushtit.

Tubimi i serbëve para Policisë e Gjykatës në Mitrovicë

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika