Përfundon ushtrimi fushor “Steel Alpha Suport”

Kanë përfunduar ushtrimet e regjimentit të Dytë të Këmbësorisë së Forcave Tokësore të FSK-së, i cili ka filluar nga 27 qershori deri me 1 korrik, trajnim ky i cili ka realizuar aktivitete trajnuese me qëllim të ngritjes së kapaciteteve operacionale

Ilustrim

Kanë përfunduar përgatitjet intensive të FSK-së, ku do të marrin pjesë për Stërvitjen e famshme të drejtuar nga Ushtria Amerikane “Defender-Europe’23”.

Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë ka realizuar UF “Steel Alpha Support” në ambientet taktike të Aeroportit të Gjakovës dhe në Babaj i Bokës.

Ky regjiment ka realizuar aktivitete trajnuese me qëllim të ngritjes së kapaciteteve operacionale me fokus në validimin e njësive vartëse të kompanisë 2A  dhe kompanisë 2 mbështetëse.

Regjimenti fushor “Steel Alpha Suport”

Qëllimi i ushtrimit fushor ka qenë përgatitja e njësive për procesin e validimit dhe pjesëmarrjes efektive në Stërvitjen më të madhe të Ushtrisë Amerikane me forcat aleate “Defender-Europe’ 23”.

Regjimenti fushor “Steel Alpha Suport”

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika