“Përgatitje për akt agresioni”, prania e forcave serbe afër kufirit të Kosovës

Njësi të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur afër kufirit të Kosovës, duke ngritur kështu shqetësime për një përgatitje të mundshme për akt agresioni pas dështimit të agresionit të mëparshëm vitin e kaluar në Banjskë, ka vlerësuar njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu

Foto e publikuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, 21 mars 2024.

Njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë, gjatë ditës së 21 marsit, janë vërejtur disa metra larg kufirit të Kosovës, më saktësisht afër fshatit Banje të Zubin Potokut.

Këtë lëvizje të forcave ushtarake të Serbisë, Kosova duhet ta shikojë si përgatitje për akt agresioni.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve të sigurisë dhe drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu, i cili ka theksuar se kjo përgatitje e mundshme vjen pas dështimit të agresionit të mëparshëm në Banjskë më 24 shtator 2023.

“Pas dështimit të agresionit përmes ‘little green man’, më 24 shtator 2023 në Banjskë, Serbia mund të provokojë tani edhe me forca zyrtare!”, ka thënë Musliu.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmjen e së enjtes publikoi pamjet e njësive të specializuara të ushtrisë së Serbisë që shiheshin disa metra larg kufirit, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut.

Sipas Kurtit, forcat ushtarake serbe po zhvillojnë stërvitje të rregullta, duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën.

Kurti publikon video, forcat e armatosura serbe shihen afër kufirit të Kosovës

“Jemi duke vëzhguar me kujdes se a do të përpiqen ta kalojnë kufirin, gjersa edhe ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake nuk është normal”, ka shkruar më tej Kurti në Facebook.

Ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërcënoi publikisht Kosovën, duke thënë se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzojë mundësinë për të vepruar”.

Shija e redaktorit

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Rutte: NATO po ndjek zgjedhjet në Kosovë, duket se do...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një konference për media, duke vënë në pah se aleanca...

Të fundit nga rubrika