“Përgatituni për luftë”- shefi i ushtrisë britanike paralajmëron qytetarët

 Kreu i ushtrisë britanike ka paralajmëruar qytetarët britanikë që të përgatiten për një luftë të mundshme me Rusinë, duke nënvizuar se ata vetë mund të kenë nevojë të mobilizohen

Një ushtar britanik gjatë stërvitjeve të NATO-s në LituaniKredia: Getty Images - Getty

Kreu i ushtrisë britanike ka paralajmëruar qytetarët britanikë që të përgatiten për një luftë të mundshme me Rusinë, duke nënvizuar se ata vetë mund të kenë nevojë të mobilizohen.

Duke folur në ekspozitën ndërkombëtare të automjeteve të blinduara në Londër, gjenerali Sir Patrick Sanders tha se pushtimi rus i Ukrainës është një shenjë e gjërave që do të vijnë.

Gjenerali theksoi se mësimet e luftërave të mëparshme duhet të mbahen mend përpara se të jetë tepër vonë. Ai paralajmëroi se të gjithë qytetarët duhet të jenë të përgatitur, jo për mobilizim të plotë, por për një mobilizim civil, që nuk është parë në Evropë që prej vitit 1945.

Gjenerali kërkon stërvitjen e civilëve dhe pajisjen e tyre për formimin e një “ushtrie qytetare” me dhjetëra mijëra anëtarë, në rast se Britania detyrohet të shkojë në luftë me Rusinë.

Sanders shton se brenda tre vjetëve duhet të krijohej një ushtri e gjerë me 120 000 ushtarë, rezerviste dhe një “rezervë strategjike”që besohet se mund të formohet me thirrjen e ushtarakëve të larguar.

Zhvillimi vjen pas një retorike të ngjashme nga anëtarë të tjerë të NATO-s në Evropë, si ministri i Jashtëm gjerman, i cili bëri paralajmërime të njëjta për përgatitje lufte.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika