Përjashtimi i Mujecit nga LVV, Haxhiu: Njerëz të tillë nuk kanë vend në Lëvizje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas përjashtimit të asamblistit Besnik Mujeci nga Lëvizja Vetëvendosje. Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu ka deklaruar se veprimet mbi të cilat është arrestuar Mujeci paraqesin krime të rënda dhe se individë të tillë, nuk kanë vend në LVV

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Individë si asamblisti Besnik Mujeci nuk kanë vend në subjektin politik të Lëvizjes Vetëvendosje, ka vlerësuar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu ka deklaruar se veprimet mbi të cilat është arrestuar Mujeci paraqesin krime të rënda.

“Komisioni Disiplinor mori vendim për përjashtimin e Besnik Mujecit nga Lëvizja VETËVENDOSJE!  Veprimet për të cilat është arrestuar Besnik Mujeci janë krime të rënda dhe institucionet e drejtësisë ndaj tij dhe të tjerëve, duhet të japin dënimet maksimale! Njerëz të tillë nuk kanë vend në Lëvizje.”, ka shruar Haxhiu.

Asamblisti, Besnik Mujeci është përjashtuar nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e subjektit politik, Lëvizjes Vetëvendosje.

Mujeci dyshohet se bashkë me katër persona të tjerë kanë tentuar të transportojnë 11 mijë e 300 tableta ekstazi MDMA, vlera e të cilës arrin 400 mijë euro.

Mujeci, sic raporton Policia e Shqipërisë, kishte transportuar lëndë narkotike duke i përdorur autoubusët në sezonën turistike nga Kosova në Shqipëri.

“Pasi dërgesat arrinin në Tiranë, transportoheshin me autovetura të marra me qira në Tiranë dhe në qytete të tjera, kryesisht bregdetare, dhe vendet e shkëmbimit caktoheshin në vende publike me shumë lëvizje dhe fluks njerëzish. Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie, ose edhe lënien e automjeteve si garanci”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndryshe, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë të ditur më herët të martën se kanë nisur procedurat diciplinore ndaj asamblistit Mujeci.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika