Për mosdëgjueshmërinë e kryeministrit Albin Kurtit ndaj kërkesave të SHBA-së lidhur me situatën në veri, amerikanët vendosën që të ndëshkojnë këmbësorin e FSK-së.
SHBA-ja organizatorja e Defender 23, e përjashtoi nikoqirën, FSK-në nga ky ushtrim ndërkombëtar 4 ditë para ditës që ishte planifikuar të përfundonte.
Mirëpo këtë situatë nuk deshtën që të e komentoj Ministria e Mbrojtjes por megjithatë shkurt e komentoi i pari i ekzekutivit, në një përgjigje për REL-in, sanksionim të cilin e quajti fatkeqësi dhe e padrejtë.
“Çfarë kemi parë është suspendimi nga ushtrimi “Defender Europe 23” dhe ne kemi qenë duke u përgatitur qe dy vjet për këtë. Është fatkeqësi. Nuk mendoj se është e drejtë, por kush jam unë të vendosi?!”, ka deklaruar Kurti.
Ndryshe nga ekzekutivi këtë gjendje po e sheh opozita.
Anëtari i komisionit për Siguri Hisen Berisha njëherit edhe deputet i Kuvendit sanksionimin më sa paku e ka merituar FSK-ja.
“E para e pësoj FSK-ja që më së paku e meritonte. Vijmë në një moment kur merret një vendim kaq i ashpër kaq i rëndë, ndaj Forcës, kjo është me të vërtetë e tmerrshme, kjo është trishtuese dhe për këtë dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Nuk e meriton kjo qeveri një ministër që me aq shpirt me aq entuziazëm, që ata oficerë me gjithë atë energji, dhanë gjithçka me arrit me sjellë Kosovës tek një sukses I tillë, të cilin e ndalë me një vendim të pamenduar politik, të paharmonizuar me aleatët, një kryeministër që kam dyshime për gjendjen e tij shëndetësorë”, ka deklaruar Berisha.
Përveç deklaratave të ashpra, që i kanë në AAK po duan edhe të ngrisin një mocion për shkarkimin e Kurtit siç deklaron kryetari i komisionit për Siguri Bekë Berisha.
“Prej ditëve të çlirimit të Kosvës e kemi aspiru NATO-n edhe kemi punu fort që të jemi pjesë e këtyre stërvitjeve. Ky është dëmi më i madh që ju ka bo Kosovës, që nga paslufta, do të thotë prej Qeverisë Kurti, duke i gënjy duke i rrejtë aleatët, dhe duke bërë veprime njëanshëm, për interesa të tij, të PR-it, apo si ta shpjegoj atë punë, tanimë veprimet e kësaj qeveria pallavrat politike, I kemi marrë vesh, qëllimet po i dijmë andaj për atë arsye aleanca, e ka marrë iniciativën me bo një mocion për shkarkimin e kësaj qeverie”, ka thënë tutje ai.
Një ditë më parë ambasadori amerikan Jefry Hovenier në një takim me gazetarët ka deklaruar se përjashtimi i Kosovës nga Defender Europe 23, është sanksionimi I parë I Kosovës nga SHBA-ja, për shkak të mos koordinim dhe dëgjimit të kërkesave të SHBA-së për shtensionim të situatës në veri.