Përjashtimi nga Defender, dështim ushtarak apo politik?

Përjashtimi i Kosovës nga ushtrimi më i madh ushtarak gjatë 2023-tës, Defender-i , po llogaritet dështim politik, jo ushtarak, përderisa nga Ministria e Mbrojtjes thonë se ai ushtrim ka përfunduar me sukses dhe është arritur qëllimi i tij

Ishte pothuajse arritja më e madhe e Ushtrisë së Kosovës ndonjëherë.

Shteti Forcës së Sigurisë i kishte dhënë pesë vjet më herët mandat ushtarak, do të bëhej për herë të dytë nikoqire e stërvitjes më të madhe ushtarake ndërkombëtare “Defender Europe 23”.

Me këtë rast do të validoheshin kapacitetet e dy regjimenteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e, po ashtu, do të tregohej shkalla e ndërveprimit ushtarak përkrah forcave të shteteve partnere.

Sikurse ishte planifikuar gjithçka edhe po ecte, në Kosovë zbarkuan njësi ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut si dhe ekipe nga Kroacia dhe Turqia.

Por kur pothuajse ushtrimi po mbaronte e ishte dhënë edhe data e ditës së hapur me personalitetet e shquara, gjithçka u përmbys.

Një email në orët e vona të natës nga Ministria e Mbrojtjes, pa shumë detaje, lajmëroi se për shkak të situatës në veri, aktiviteti në Babaj të Bokës në Gjakovë ishte anuluar.

Por, menjëherë të nesërmen, kryelajmet e medieve po njoftonin së mosdëgjueshmëria ndaj ndërkombëtarëve për veriun po ndëshkohej me përjashtim të Kosovës nga Defender-i.

“Gjatë vitit 2023 realizuar me sukses ushtrimi fushor Defender Europe 2023, dhe me këtë rast është validuar një regjiment i këmbësorisë i FSK-së. Ajo që është ndërprerë ka qenë vetëm dita e personaliteteve të shquara, open day që personalitetet ndërkombëtare dhe vendore të kenë mundësinë të shohin ushtrimin në vendin e ngjarjes, mirpo pjesa tjetër ka vazhduar sipas planifikimit, qëllimi i defenderit është arritur dhe po vazhdojmë përgatitjen për pjesëmarrje në defenderin e ardhshëm”, kanë thënë nga Ministria e Mbrojtjes.

Por, për dikur komandantin e FSK-së, gjeneralin Kadri Kastrati, Defender-i assesi nuk ishte dështim ushtarak, por veç politik.

“Unë e kam pa si dështim politik, jo ushtarak, sepse, për shkak të kërkesave të faktorit ndërkombëtar atë kohë drejt qeverisë dhe drejt Republikës së Kosovës, Shtetet e Bashkuara politikisht kanë dasht ta ndëshkojnë Kosovën me gjoja, mospërmbylljen e këtij ushtrimi fushor. Por, unë mendoj se Defender-i e ka arritë qëllimin e vet, ushtrimi ka përfundu me sukses dhe ata pjesëtarë të Ushtrisë së Kosovës kanë marrë praktikën, njohuritë, eksperiencën e duhur, se si organizohet dhe ekzekutohet një ushtrim jashtëzakonisht i madh me shumë kombe pjesëmarrëse”, ka thënë Kastrati.

Përndryshe, atëbotë ambasadori amerikan, Jeffery Hovenier, pati deklaruar se anulimi i pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjet “Defender Europe 2023” ishte pasoja e parë për Qeverinë e Kosovës në drejtimin e mosuljeve të tensioneve në veri të vendit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika