Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përjashtimin e Kosovës nga stërvitja më e madhe e aleatëve të NATO-s në Ballkan, e njohur si “Defender Europe 2023” e ka cilësoi si të padrejtë.
“Nuk është në rregull të ngacmosh Kosovës”, ka theksuar Kurtin në një intervistë për “Bloomberg” gjersa po komentonte vendim e ShBA-së për përjashtimin e Kosovës nga “Defender Europe 2023”, duke ripërsëritur se Serbia duhet të ndërpresë mbështetjen për milicinë që shkaktoi protesta në veri të vendit.
“Sa herë që Shtetet e Bashkuara kërkojnë diçka nga ne, ne nuk pyesim pse, por vetëm kur dhe si… Serbia duhet të ndërpresë mbështetjen për milicinë që shkaktoi protesta në veri të Kosovës muajin e kaluar dhe përgjegjësit duhet të ndiqen penalisht përpara se qeveria të shqyrtojë lehtësimin e qëndrimit të saj”, ka thënë Kurti.
“Ne nuk mund t’i nënshtrohemi si një republikë demokratike kësaj milicie të dhunshme. Ne duam që gjërat të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur, por ju e dini se kjo nuk varet vetëm nga ne”, ka shtuar Kurti.