“Përkrahja për Kosovën nga shtetet perëndimore në kohën e duhur”

Letra e u publikuar një ditë më parë ishte kërkesë nga politikanët perëndimorë të BE, SHBA, e Britania e madhe të kenë qasje më të ashpër karshi Serbisë në aspektin e dialogut më Kosovën, po konsiderohet se ka ardhur në momentin e duhur. Këtë letër e ka mbështetur edhe deputetja e parlamentit evropian nga Britania e Madhe. Ndërkohë që Qeveria e Kosovës duke e falenderuar shtetet për përkrahje kanë thënë se janë të gatshëm që të bashkëpunojnë për deeskalim të situatës në veri të vendit

Në tavolinen e diskutimit nuk janë të përfshirè por kjo nuk i ndaloi polititkanët e disa shteteve perëndimore që përmes një letre të kërkojnë nga BE, SHBA-ja e Britania e Madhe, që të kenë një çasje më të ashpër karshi presidentit serb Aleksander Vuçiq në dialogun më Kosovën.

Pro kësaj kërkese të shteteve evropiane përfshi edhe Ukrainën doli edhe deputetja e Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns.

Alicia Kearns, deputete e Britanis së Madhe ka theksuar se“Ne kemi nevojë për diplomaci parandaluese, ku të sigurohemi ëë të ketë ekuilibër në marrëdhëniet tona dhe të mos përsërisim gabimet e së kaluarës”.

Derisa lideret ndërkombëtarë kërkojnë një çasje më produktive, në Kosovë kjo letër po vlerësohet se ka ardhur në momentin më të duhur.

Dritero Arifi, profesor ka theksuar se“ Kjo letër ka ardhë në një moment të ëelluar për Kosovën pasi jemi në momentet e fundit të dialogut dhe lufta në Ukrainë besoj se ka ndryshu botëkuptimet për gjeopolitiken e kontinentit të Evropës”.

Madje sipas Arbër Fetahut nga GLPS-së, letra e politikanëve përendimorë shpërfaqë dy rryma të mendimit të përfaqësuesëve ndërkombëtarë.

Arbër Fetahu, nga GLPS ka shtuar se “Një rrymë e mendimit është ëë Serbia duhet të trajtohet më me shumë rigozitet dhe perendimi të jetë më I ashpër karshi kërkesave dhe duhet ta njohin aftësin destabilizues në ballkanë por edhe më vendet e tjera të ballkanit përendimorë. Mos reagimi I mjaftueshëm në krizat e fundit e kanë vënë në pah”.

Fjalët që janë shkruar në këtë letër kanë qenë të pranueshme edhe për ekzekutivin.

Nga zyra e Kryeminsitrit të Kosovës,  në një përgjigje për Dukagjinin kanë thënë se janë të gatshëm për bashkëpunim në mënyrë që të deeskalojnë situatën në veri.

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës ka theksuar se “Ne e mirëpresim letrën në fjalë dhe e falënderojmë kryetaren e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, senatorin Bob Menendez, kongresistët amerikanë, Torres dhe Titus, kryetarin e komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth dhe gjithsecilin prej deputetëve dhe kryetarëve të komisioneve parlamentare për Politikë të Jashtme të vendeve mike, përfshirë atë të Ukrainës, për interesimin e tyre mbi Kosovën, mbështetjen ndaj saj, por edhe angazhim për të vënë në pah në këtë letër shkaëet dhe shkaktarët e situatës në veri të vendit tonë. Ne mbesim të përkushtuar për deeskalim të plotë të situatës në veri, vigjilent ndaj çfarëdo potenciali për ri-eskalim, dhe besnik ndaj ligjshmërisë dhe kushtetutshmëri.”

Kjo është letra e parë që disa shtete ndërkombëtarë shkruajnë letër të hapur Blinken e Borrell për t’u ankuar për sic thojnë ata frymë jodemokratike të politikës së udhëhequr në Serbi nga Aleksandar Vuçiq.

 

 

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika