Përkujtohet 24-vjetori i masakrës së Rahovecit

Më 19 korrik të vitit 1998 në Tehqen e Sheh Myredinit shumë gra, fëmijë e pleq përjetuan krimet e ushtrisë serbe

Ilustrim

Në Rahovec, më 19 korrik të vitit 1998, nga sulmet e forcave serbe u vranë e u plagosen shumë shqiptarë.

Vendi në Rahovec që është përfshirë në këtë masakër është Tehqja e Sheh Myhedinit. Në këtë masakër ishin të përfshirë shumë gra, fëmijë dhe pleq që kishin kërkuar strehim në këtë institucion fetar.

Tek vendi “Tuba” janë regjistruar 150 persona të vrarë, në mesin e tyre ishin dy profesorë dhe gjashtë trupa të karbonizuar. Dëshmitarët e krimit tregojnë se policia e paramilitarët serbë dhe ushtria serbe kanë bërë krime arbitrare.

Gjatë kësa periudhe, në Rahovec janë marrë peng dhe janë zhdukur një numër i madh i shqiptarëve.

Personat e vrarë në Rahovec u varrosën në dy gropa të mëdha në Prizren gjatë 22 korrikut 1998 nga organet e pushtetit serb në Prizren.

Të martën e 19 korrikut, Komuna e Rahovecit me një postim në Facebook ka treguar se po bën nderime për nder të ditës së fillimit të luftimeve gjatë korrikut të vitit 1998.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi duke bërë homazhe para varrezave në Rahovec

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika