Përkujtohet masakra mbi familjen Berisha në Suharekë

Sot janë bërë 25 vite nga Masakra mbi familjen Berisha në Suharekë, ku nga 49 të vrarë, trupat e 20 prej tyre ende nuk janë gjetur.

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe tek lapidari i mbi 500 viktimave civile të luftës. Homazhe janë bërë tek lokali ku janë masakruar anëtarët e familjes Berisha si dhe te memoriali i varrezave të Berishëve.

Kjo u bë e ditur nga Komuna e Suharekës përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Kryetari i Komunës Bali Muharremaj, nënkryetarja Mihrije Suka, kryesuesi i Kuvendit Bexhet Kuqi, deputetë nga Suhareka në Parlamentin e Kosovës, përfaqsues të subjekteve politike, të Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe përsonalitete tjera kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule te lapidari i mbi 500 viktimave civile të luftës nga Komuna e Suharekës. Homazhe dhe vendosja e luleve u bë edhe te lokali ku janë vrarë e masakruar anëtarët e familjes Berisha, e po ashtu edhe te memoriali i varrezave të Berishëve”, thuhet më tej.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika