Besnik Berisha, kryetari i sapozgjedhur i Komisionit të Pavarur për Media (KPM), ka theksuar “pavarësinë” e tij dhe ka mohuar çdo lidhje me partitë politike – ndonëse në vitin 2021 ishte mbështetës i flaktë i Lëvizjes Vetëvendosje e kritik i madh i gazetarëve e analistëve.
Berisha ka thënë se përkrahja e tij për VV-në ka qenë për ndryshim, pasi gjendja në vend ishte e keqe.
Berisha mohon kapjen e KPM-së: S’ka logjikë ta kapim në tri ditët e fundit
“Unë nuk jam i kapur prej asnjë partie. Në raport të progresit e ki të përmend kur jemi zgjedh unë Jeton Mehmeti dhe Fatih Basha, që u zgjodhën njerëz të pavarur…
Unë në atë kohë nuk kam qenë një funksionar, e kam përkrahur një ndryshim, se unë e kam konsideruar se situata ka qenë shumë e keq. Dhe me besoni edhe sot e ndaj atë mendim…”, ka thënë Berisha në Debat Plus.
Më tej Berisha ka deklaruar se ka pasur tendenca për ta kapur këtë institucion nga disa OJQ, oligarkë, gazetarë dhe analistë – duke mos përmendur emra.
“Këtu shihet që ka tendencë me kap KPM-në. Disa OJQ, disa oligarkë, disa gazetarë e disa analistë”, ka shtuar Berisha.
KPM-ja, tashmë në “kthetrat” e Vetëvendosjes, thotë Kusari