Përkundër që shprehu pakënaqësi, Konjufca voton pro projektligjit për KPM-në

Në kohën kur po prezantohej projektligji për Komisionin e Pavarur të Media (KPM), kryeparlamentari Glauk Konjufca i ka paraqitur disa shqetësime për raportin e Komisionit për Integrim Evropian.

“Komisioni për integrim evropian ka vlerësuar që projektligji dhe amendamentet janë pjesërisht në pajtim me legjislacionin e  BE-së”, citoi Konjufca.

Kryeparlamentari u shpreh se është hera e parë që dëgjo një konstatim të tillë ku thuhet që projektligji dhe amendamentet e tij janë “pjesërisht në përputhje me legjislacionin e BE-së”.

“Nuk pasna pa ndonjëherë kësi konstatimi që janë pjesërisht… ka çështje të cilat në mënyrë universale nuk trajtohen nga legjislacioni BE, pastaj shtetet i rregullojnë sipas mënyrave të veçanta. Kur bjen diçka nuk është pjesërisht, bjen në kundërshtim me disa pjesë. Nuk pasna dëgju kështu… Kur nuk ka kjo çështje nuk trajtohet, rregullojnë shtetet anëtare me mënyrat e veta. Këtu po thuhet vetëm pjesërisht janë në përputhje me legjislacionin e BE, po i bjen që një pjesë janë në kundërshtim me legjislacionin e BE”, tha ai.

Tutje, ai tha se “nëse janë pjesërisht në kundërshtim, nuk ish dashtë deputetët me votu”. Por edhe pse e dha kritikën, megjithatë Konjufca votoi pro amendamenteve dhe Projektligjit për KPM-në.

Kuvendi s’i merr parasysh rekomandimet e BE-së, e miraton projektligjin për KPM-në

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika