Përleshja mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës, pritet të mblidhet Këshilli për parandalimin e dhunës

Pas përleshjes së të dielës midis Sigal Prishtinës dhe Trepçës, të hënën pritet të mblidhet Këshilli për parandalimin e dhunës





Të hënën e 12 dhjetorit do të mblidhet Këshilli për parandalimin e dhunës dhe dukurive të tjera negative në sport.

Kjo mbledhje do të zhvillohet nga ora 10:00, në të cilën do të kërkohet raporti i detajuar për incidentet e dhunshme gjatë ndeshjes finale të Superkupës së Kosovës ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Kështu ka njoftuar zëvendësministrja e ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, me anë të një postimi në Facebook.

Ajo ka thënë se përleshjet, rrahjet dhe vandalizmi nuk kanë vend në sport.

Po ashtu Osmani ka kërkuar që palët të kërkojnë të ndërmarrin të gjitha masat për identifikimin dhe dënimin e atyre që ushtruan dhunë dhe që shkaktun dëme në palestrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

“Palestrat sportive janë shndërruar në fushëbeteja të tifozëve, prezenca e të cilëve nuk po mundëson zhvillimin e lojës, ndërsa qytetarët e tjerë pjesëmarrës po i ekspozon ndaj rrezikut të dhunës dhe agresionit para, gjatë dhe pas ndeshjeve”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas dhunës ndërmjet tifozëve gjatë ndeshjes së basketbollit midis Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Me anë të një postimi në Facebook, Çeku, teksa e ka dënuar lëndimin e policëve dhe të tjerëve gjatë këtij incidenti, ka njoftuar se Këshilli për parandalimin e dhunës në sport do të mblidhet të hënën në mëngjes për të trajtuar dhunën e shfaqur gjatë kësaj ndeshjeje.

“Në një periudhë aspak të lehtë për shtetin tonë për shkak të zhvillimeve në veriun e Kosovës, lëndimi i policëve në një ndeshje basketbolli është veprim i turpshëm, i papranueshëm dhe i dënueshëm. Sporti nuk është luftë. Palestrat dhe fushat e sportit nuk janë për “trimat” që kanë problem me vetëpërmbajtjen. Për fajin e disave, jemi duke pësuar të gjithë, është duke pësuar sporti i Kosovë”, ka thënë ai.

Ministri i këtij dikasteri, ka theksuar se ndeshjet e sportit janë momente argëtimi për familjet, për të gjitha grupmoshat pa dallim.

Ai ka thënë se huliganizmi i disave është shndërruar në tmerrin e prindërve që duan të shijojnë sportin bashkë më fëmijët e tyre.

“Grupet e tifozëve, në emër të mbështetjes së klubeve të tyre të zemrës, janë duke e shkatërruar shpirtin sportiv dhe duke i shndërruar palestrat dhe fushat e sportit në ambiente të pasigurta për qytetarët sportdashës”.

“Këshilli për parandalimin e dhunës në kuadër të Ministrisë së Sportit rregullisht ka trajtuar rastet e dhunës në sport, duke i proceduar ato në institucionet relevante. Prokuroritë dhe gjykatat e Kosovës duhet të jenë më efektive në dhënien e dënimeve për huliganët, shtoi Çeku.

Sipas ministrit Çeku federatat e sportit duhet të vazhdojnë me veprime dhe vendime të ashpra, pa asnjë kompromis ndaj dhunës.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika