Përleshja në “Bon Vivant”, eksperti i sigurisë: Të japin dorëheqja ministri Sveçla e ministrja Haxhiu

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, në emisionin “FIVE’ ku është folur për përleshjen e që ndodhi të shtunën mbrëmë në lokalin “Bon Vivant”, në qendër të Prishtinës, një person mbeti i vdekur, 7 të plagosur dhe 13 të tjerë të lënduar.

Shala ka thënë se i gjithë zinxhiri kompetent për këtë rast do të duhej të japin dorëheqje, me theks të vecantë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svelça e ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe nga Këshilli Prokurorial të Kosovës. Gjithashtu, sipas Shalës, edhe ministri i Mbrojtjes do të duhej të jap dorëheqje pasi në përleshje u përfshi një pjesëtarë i FSK-së.

“Bazuar në situatën në të cilën është paraqitur në momentin e konfrontimi të dy grupeve në një lokal të kryeqytet. E dëshmon faktin se protagonistët kanë pasur precedentë kriminal. Të cilën e ka dëshmuar edhe Policia e Kosovës dhe Prokuroria. Kjo po e dëshmon faktin që kemi pasur një neglizhencë totale të institucioneve përkatëse për ti sjellë këta persona me precedent kriminale para drejtësisë. Përgjegjësia duhet të kërkohet në nivelin rajonal, në nivelin opreacional në kuadër të policisë, drejtoria rajonale të Prishtinës. Në stacionin policor Qendra. Duhet të kemi shkarkime. Ndërsa në nivelin më të lartë të menaxhmentin deri të ministri, në kuadër të policisë do të duhet të ministrit i Punëve të Brendshme duhet të kemi dorëheqje, e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe më Këshillin Prokuroial, por edhe me ministren e Drejtësisë duke mos anashkalurar edhe ministrin e Mbrojtjes, sepse kemi pasur një pjesëtarë të FSK-së”, ka thënë Shala.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika