Përleshja në Kuvend – Deputetët dhe zv.kryeministri pajtohen që çështja të zgjidhet me ndërmjetësim

Me pajtim të palëve në procedurë, lënda ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe deputetëve Hajdar Beqa, Bekim Haxhiu dhe Mergim Lushtaku, për përleshjen e ndodhur më 13 korrik 2023 në Kuvendin e Kosovës, ka shkuar në ndërmjetësim.

Gjykata u ka propozuar palëve që ta zgjidhin çështjen me ndërmjetësim, dhe nëse palët pajtohen aktakuza hidhet poshtë sikur të mos ketë ekzistuar asnjëherë.

Avokatët e palëve por edhe vetë palët individualisht janë dakorduar që kjo çështje të shkojë me procedurë të ndërmjetësimit.

Gjykata merr vendim që ky rast të dërgohet në ndërmjetësim, “nëse arrihet marrëveshje unë e hedh aktakuzën”, thotë gjykatësi, nëse nuk arrihet, atëherë kthehet çështja në procedurë penale.

Mbrojtësi i të akuzuarit, Besnik Bislimi, avokati Florent Latifaj tha se pas konsultimit me të mbrojturin e tij, pajtohen që kjo lëndë të shkojë në procedurë të ndërmjetësimit.

Edhe mbrojtësi i të akuzuarit Hajdar Beqa, avokati Hajzer Salihu tha se do t’ia japin një shans procedurës së ndërmjetësimit.

Po ashtu, edhe mbrojtësja e të akuzuarit Mergim Lushtaku, avokatja Besjana Ismajli e mbështeti deklarimin e avokatit Salihu, e cila tha se pajtohen që kjo lëndë të shkojë në ndërmjetësim.

Gjithashtu, mbrojtësi i të akuzuarit Bekim Haxhiu, avokati Ardian Megjani, u pajtua që lënda të shkojë në ndërmjetësim.

E që kjo lëndë të shkojë në ndërmjetësim u pajtua edhe i dëmtuari, ministri i Financave, Hekuran Murati, si dhe prokurorja Nebahate Salihu.

Foto/ Anduena Bajqinofci

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika