Përleshje e armatosur në Vushtrri, tetë të arrestuar njëri dërgohet në mbajtje

Tetë persona janë arrestuar në Vushtrri për një përleshje të armatosur, ku policia ka sekuestruar një pushkë ajrore, tri gëzhoja e 24 fishekë ndërsa, një nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje

Foto ilsutrim

Tetë persona janë arrestuar në Vushtrri, lidhur me një përleshje të armatosur të ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.

Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ndodhi rreth orës 12:09, ku të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri ndaj njëri-tjetrit.

Në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar një pushkë ajrore, tri gëzhoja dhe 24 fishekë.

Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar, dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar për t’u proceduar më tej në mënyrë të rregullt.

“Vushtrri / 02.10.2024 – 12:09. Janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë për arsye se si pasojë e një mosmarrëveshje dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri ndaj njëri tjetrit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar : një pushkë ajrore, tri gëzhoja dhe 24 fishekë.  Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika