Përleshje fizike në qytetin e Vitisë, 4 të lënduar njofton policia

Nga një përleshje në qytezën e Vitisë, kanë mbetur të lënduar katër persona si pasoj e goditjeve me mjete të forta

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte të 25 nëntorit ka pranuar një informatë se në një rrugë të qytetit të Vitisë ka ndodhur një përleshje fizike.

“Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Viti sot me datë 25.11.2022 rreth orës 17:10 ka pranuar informatë se në një rrugë në qytetin e Vitisë ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa persona”, ka thënë Ismet Hashni, zëdhënës i policisë për Rajonin e Gjilanit për portalin Dukagjini.

Ai tha se në këtë rast dyshohet të jenë lënduar rreth 4 persona me mjete të forta. Tre prej tyre janë dërguar në qendrën emergjente ne Gjilan dhe njëri në QKUK në Prishtinë.

“Në këtë rast katër (4) persona dyshohet se kanë pësuar lëndime trupore nga mjete të forta. Tre (3) nga të lënduarit janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan, ndërsa njeri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve të pësuara është transferuar në QKUK Prishtinë”, ka thënë Hashani.

Ai gjithashtu bëri të ditur se “Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe janë arrestuar tre të dyshuar Kosovar dhe dy të dyshuar tjerë të cilët janë të njohur për policinë, janë në kërkim, për rastin është i njoftuar prokurori i shtetit”.

Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës hetimet Rajonale në Gjilan.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika