Përleshje me mjete të mprehta në Pejë, arrestohen katër persona

Katër persona janë arrestuar për shkak të një përleshjeje, si pasojë e së cilës një person ka pësuar lëndime të rënda trupore. Policia këtë rast e ka cilësuar si vrasje në tentativë

Ilustrim

Katër persona janë arrestuar për shkak të një përleshjeje, si pasojë e së cilës një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës, në Pejë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se dy të dyshuar pas tretmanit mjekësor janë dërguar në mbajtje, kurse një nga të dyshuarit po vazhdon të marrë tretman mjekësor në spitalin e Pejës.

Ai është nën mbikëqyrjen e policisë, ndërsa personi i katërt po trajtohet në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Policia këtë rast e ka cilësuar si vrasje në tentativë.

Janë arrestuar 4 të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet vete. Njeri prej tyre, gjatë përleshjes, ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është qëlluar me thikë në pjesën e kraharorit. Dy të dyshuar pas tretmanit mjekësor janë dërguar në mbajtje, një nga të dyshuarit është në tretman mjekësor në spitalin e Pejës dhe është nën mbikëqyrjen e policisë ndërsa tjetri është duke u trajtuar në QKUK Prishtinë”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika