Përleshje mes tifozëve në ndeshjen Liria-Vëllaznimi, dy persona pësojnë lëndime në Prizren

Një përleshje mes tifozëve ka ndodhur gjatë ndeshjes së futbollit mes Lirisë dhe Vëllaznimit në Prizren, ku si pasojë janë lënduar dy persona.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për mediat se rasti tashmë është cilësuar si “Lëndim trupor” dhe po trajtohet nga organet e rendit.

“Në një ndeshje futbolli në Prizren, ku ishin të pranishëm rreth 2,500 tifozë, ka ndodhur një përleshje mes shikuesve. Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke qetësuar situatën. Si pasojë e incidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia ka nisur një rast penal për veprën ‘Lëndim trupor’,” ka deklaruar Bytyqi.

Ai shtoi se hetimet janë në vazhdim dhe Policia po punon në identifikimin e personave të përfshirë në përleshje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika