Përleshje në Pejë, arrestohen tre të dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar në Pejë tre persona pasi ishin përfshirë në një përleshje rreth orës 16:30 në rrugën “Esat Mekuli”

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e tre personave në Pejë pas një përleshje që kishte ndodhur të hënën e 16 majit.

Sipas njoftimit thuhet se një person i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë.

Ndërkaq, dy të dyshuarit e tjerë ishin larguar në drejtim të panjohur.

“Rreth orës 16:30 policia është informuar se në rrugën “Esat Mekuli” në Pejë kishte ndodhur një përleshje mes disa personave”, thuhet në njoftim.

Ilustrim

“Njësiti i hetimeve pranë stacionit policor në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore ka arritur të arrestojë edhe dy te dyshuarit të cilët ishin në arrati”, vijon njoftimi.

Ndërkohë, pas intervistimit me urdhër te prokurorit të gjithë të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika