Përleshje në stadiumin “Fadil Vokrri”, polica nis hetimet

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka konfirmuar për RTV Dukagjini se kanë nisur hetime për dy raste për përleshjen e tifozëve para ndeshjes së luajtur të dielën mbrëma në mes të Prishtinës dhe Ballkanit

Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtiinë

Ballkani ka arritur të triumfoj në ndeshjen kryesore të xhiros së 5-të në Superligën e Kosovës, duke mposhtur 0-1 skuadrën e Prishtinës.

Por, para fillimit të ndeshjes pati një zënkë mes dy grupeve të tifozëve, ku disa nga anëtarët e ‘Xhebrailave’ mbetën të lënduar.

Pas ndeshjes ka ardhur reagimi i kampionit në fuqi të Kosovës, Ballkanit, ku kanë konfirmuar se disa tifozë kanë pësuar lëndime serioze, por që ata tanimë janë lëshuar nga tretmani që kanë marrë në QKUK.

Skuadra Ballkani

Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka konfirmuar për RTV Dukagjini se kanë nisur hetime për dy raste për përleshjen e tifozëve para ndeshjes së luajtur të dielën mbrëma në mes të Prishtinës dhe Ballkanit, në kuadër të Superligës së Kosovës.

Sipas, zëdhënësit të Policisë, në ndeshjen Prishtina – Ballkani, janë lënduar tre persona.

“Janë tre të lënduar e dy raste të inicuara.”, ka bërë të ditur Borovci për RTV Dukagjini.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” kishte rreth 7 mijë shikues por që nuk kishte sigurim e as zyrtarë policor, kur ndodhi incidenti në mes të tifozëve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika