“Përmbajtje konfidenciale” – Gjermania e konfirmon pranimin e draft-statutit nga Edi Rama

Qeveria e Gjermanisë, e ka konfirmuar se e ka pranuar draft-statutin e Asociacionit, i cili është dërguar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, publikisht ka deklaruar se e ka dorëzuar një draft-statut për Asociacionin e Komunave me shumicë serbë në ShBA, Gjermani dhe Francë.

Ai kishte thënë se për këtë draft kishin punuar ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, në mesin e tyre edhe amerikanë.

Gjermania e ka konfirmuar se e ka marrë dokumentin e Ramës. Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, është theksuar se nuk mund të japin detaje për përmbajtjen e dokumentit, pasi është konfidencial.

“Ne mund të konfirmojmë marrjen e një dokumenti të tillë në Kancelari. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj se ne nuk mund të komentojmë përmbajtjen e tij konfidenciale”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë gjermane.

Ky propozim i Ramës nuk ka gjetur mbështetje nga krerët e institucioneve të Kosovës.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca kishte deklaruar se nuk e di çfarë përmban ai draft, por që sipas tij, njëherë është dashur të diskutohej me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e pastaj të shihen hapat e tjerë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika