Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për uljen e rreth 40 për qind të tarifave të përmbaruesve privat.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka njoftuar se ka nënshkruar udhëzimin i cili zbret tarifat të cilat kanë qenë më të lartat krahasuar me vendet e rajonit.
”Kjo ulje e tarifave është në shërbim të qytetarëve të Kosovës të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre të vazhdueshme lidhur me këto tarifa”, ka thënë Haxhiu.
Me hyrjen në fuqi të këtij udhëzimi, qytetarët do të kenë tarika të reja, me qëllimin që të mos ngarkohen me tarifa të larta por të përballueshme.

Gjithashtu, sipas këtij udhëzimi, do të mundësohet lirimi nga pagesa fillestare për kreditorët me gjendje të vështirë ekonomike.
”Po ashtu, me hyrjen në fuqi të Ligjit për procedurën përmbarimore, nuk do të mund të ekzekutohen skemat sociale, pensionet deri në vlerën e pagës minimale dhe as shtesat që përfitohen nga pakoja e Qeverisë”, ka thënë ndër të tjerash, Haxhiu në postimin e saj në Facebook.