Përmbyllet projekti “PIAKOS”, rritet regjistrimi i pronave në emër të grave

Qendra për Avokim dhe Trajnim në bashkëpunim me Bankën Botërore kanë përmbyllur projektin “PIAKOS”, përmes së cilit u synua informimi dhe mbështetja për qytetarët në lidhje me të drejtën pronësore. Sipas të dhënave që u shpalosën nga menaxherët e projektit, tash e tre vite prej kur ka nisur ky projekt, numri i regjistruar i pronave në emër të grave dhe në emër të të dy bashkëshortëve ka shënuar rritje.

“Nga e drejta në veprim” qe tema përmbyllëse e projektit PIAKOS, për regjistrimin e pronave.

Qendra për Avokim dhe Trajnim bashkë me Bankën Botërore përmes kësaj nisme informuan qytetarët për të drejtën pronësore dhe ofruan ndihmë falas juridike me theks të veçantë tek gratë.

Për arritjet që u regjistruan nga bashkëpunimi me qeverinë, foli shefi i ekzekutivit, Albin Kurti.

“Në vitin 2016, kanë qenë rreth 100 prona në të gjithë Kosovën që janë regjistruar në emër të të dy bashkëshortëve të këtij çifti. Dhe sot që po flasim, kjo shifër është rreth 31.000. Pra, kemi një rritje 300-fish të numrit të regjistrimit të pronave në emër të të dy bashkëshortëve”, u shpreh Kurti.

Detaje për rezultatet e projektit “PIAKOS” dha edhe zëvendësdrejtoresha e Bankës Botërore.

“Rezultatet e kësaj fushate janë mbresëlënëse: rreth 7,000 familje nga sfondet e ndryshme janë takuar përmes fushatës derë më derë. Mbi 5,000 të rinj kanë mësuar për të drejtat e tyre pronësore përmes takimeve në shkolla, kampeve verore dhe aktiviteteve interaktive në të gjitha komunat e Kosovës. 2,000 familje kanë marrë ndihmë juridike nga juristët dhe më shumë se 1,800 profesionistë ligjorë janë trajnuar që ta kryejnë këtë punë”, deklaroi Jane Millicent Sprouster.

Përmes projektit, u është ofruar mbështetje e drejtpërdrejtë qytetarëve dhe në regjistrimin e pronave u përfshin të gjitha komunitetet pa dallim.

“Për më shumë, qytetarët e Kosovës, veçanërisht gratë, komunikimi me të cilat dhe grupet e caktuara janë zhvilluar në këtë drejtim dhe kjo vazhdon të përbëjë një mungesë përfaqësimi, për këtë shkak edhe këtë vit kemi parë fshatrat e komunës, i përkimin këtij televizioni. Konsultimet shpesh administrative, burokratike pa nevojë, jo pragmatike, që sekretari ose e përkujton një familje që realizon të drejtat e punës”, tha drejtori i ATRC-së, Kushtrim Kaloshi

“Aty kemi ndihmuar me Këshillin Juridik Falas, ku tashmë janë bërë më shumë se 80 pronarë të rinj. Ky projekt ka qenë në 16 komuna të ndryshme, megjithatë, në tërësi projekti ka punuar në 38 komuna të Kosovës, përfshirë të gjitha komunat me shumicë serbe”, u shpreh menaxherja e projektit, Odeta Naks.

Në këtë projekt që zgjati 3 vite u përfshinë 23 organizata të shoqërisë civile të cilat takuan qytetarët derë më derë, ndërkohë PIAKOS pati një buxhet në mbi 3 milion euro.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika