Përmbytjet në Greqi: Në ishullin e Kretës kanë mbetur të vdekur dy persona

Shiu i rrëmbyeshëm në Greqi, ka shkatuar përmbytje në ishullin e Kretës, duke shkaktuar vdekjen e së paku dy personave

Përmbytjet në ishullin e Kretës

Institucionet greke kanë thënë se reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në ishullin grek të Kretës, duke lënë të vdekur të paktën dy persona.

Shiu ka filluar të binte të shtunën e 15 tetorit në mëngje, duke goditur veçanërisht rajonin e Heraklionit.

Zjarrfikësit grekë kanë thënë se trupi i një gruaje 49-vjeçare është gjetur në det të dielën, duke e çuar në dy numrin e viktimave nga përmbytjet. Të shtunën, një burrë rreth të 50-tave u gjet i vdekur pasi mbeti i bllokuar në makinën e tij, derisa filluan shirat e rrëmbyeshëm.

Shirat detyruan evakuimin e disa shtëpive dhe shkaktuan dëme të mëdha në fshatrat bregdetare. Përmbytjet dëmtuan gjithashtu më shumë se 15 dyqane, kryesisht restorante  në Agia Pelagia, raporton euronews.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika