Përmbytjet në Pakistan krijojnë një liqen prej 100 km të gjerë

Tashmë, reshjet në Pakistan kanë arritur 500 për qind mbi mesataren, duke përfshirë fshatra të tëra dhe toka bujqësore dhe njëherësh, duke shkatërruar ndërtesa dhe duke zhdukur të korrat. Ekspertët thonë se niveli i ujit do të marrë ditë që të ulet

Një imazh i provincës Sindh, marrë më 28 gusht nga sensori satelitor "MODIS" i NASA-s

Imazhet e reja satelitore kanë zbuluar shtrirjen e përmbytjeve rekorde të Pakistanit, duke treguar sesi lumi i tejmbushur “Indus” e ka kthyer një pjesë të provincës Sindh në një liqen të brendshëm prej 100 kilometrash të gjerë.

Një pjesë e madhe e vendi tani gjendet nën ujë, pasi ajo që zyrtarët e Kombeve të Bashkuara e kanë përshkruar si “muson mbi steroid” solli reshjet më të mëdha të shiut të kujtuara ndonjëherë në Pakistan. Këto reshje kanë shkaktuar vdekjen e 1,162 personave dhe lëndimin e 3,554 të tjerëve.

Imazhet e reja, të marra më 28 gusht nga sensori satelitor “MODIS” i NASA-s, tregojnë se si një kombinim i shiut të dendur dhe uji i lumit të tejmbushur Indus ka përmbytur pjesën më të madhe të provincës Sindh në jug.

Në qendër të figurës, një zonë e madhe me ngjyrë blu të errët tregon Indusin, duke vazhduar të tejmbush dhe njëherësh, të përmbytë një zonë rreth 100 kilometrash të gjerë, duke i kthyer ato që dikur ishin fusha bujqësore, në një liqen gjigant.

Nëse krahasojmë fotografinë e bërë së fundmi, me atë të të njëjtës kohë por të vitit të kaluar, është një transformim tronditës nga fotografia e marrë nga i njëjti satelit. Kjo foto tregon dukshëm shkallën e dëmtimit në një nga zonat më të goditura.

(Në të majtë) Gjendja e vitit të kaluar dhe gjendja e tanishme (në të djathtë)

Në të dy provincat Sindh dhe Balochistan, reshjet kanë qenë 500 për qind mbi mesataren, duke përfshirë fshatra të tëra dhe toka bujqësore dhe njëherësh, duke shkatërruar ndërtesa dhe duke zhdukur të korrat.

Ndërkohë, në rajon pritet mot kryesisht i thatë në ditët në vijim, Ekspertët thonë se niveli i ujit do të marrë ditë që të ulet, transmeton CNN.

Të dielën, Ministrja e Ndryshimeve Klimatike në Pakistan, Sherry Rehman, ka thënë se pjesë të vendit “i ngjajnë një oqeani të vogël” dhe se “deri në përfundimin e kësaj, ne mund të kemi një të katërtën ose një të tretën e Pakistanit nën ujë”.

Një burrë duke ndihmuar fëmijët të lundrojnë mbi sipërfaqet e përmbytura

Në një intervistë për CNN të martën, Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Bilawal Bhutto Zardari, tha se kishte vizituar Sindhin dhe se kishte parë sesi përmbytjet kishin zhvendosur fshatra dhe qytete të tëra.

“Nuk ka pothuajse asnjë tokë të thatë që mund të gjejmë. Shkalla e kësaj tragjedie … 33 milionë njerëz, kjo është më shumë se popullsia e Sri Lankës apo Australisë,” tha ai.

“Dhe ndërsa ne e kuptojmë se realiteti i ri i ndryshimeve klimatike do të thotë mot më ekstrem, ose musonë, valë më ekstreme të të nxehtit siç pamë në fillim të këtij viti, shkalla e përmbytjes aktuale është me përmasa apokaliptike. Sigurisht që shpresojmë që të mos jetë një klimë e re realitet”.

Pamjet satelitore nga “Maxar Technologies” nga zona të tjera të vendit, tregojnë sesi fshatra të tëra dhe qindra parcela tokash të gjelbëruara janë rrafshuar nga përmbytjet që lëvizin me shpejtësi.

Imazhet nga Gudpur, një lokalitet në Punjab, tregojnë se si përmbytjet kanë dëmtuar shtëpitë

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, mbërriti të mërkurën në provincën veriore Khyber Pakhtunkhwa, për të inspektuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.

Provinca ka regjistruar shumicën e vdekjeve të fundit, pasi nivelet e ujit u rritën në ritëm të shpejtë, tha Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive të vendit.

Sharif tha të martën se përmbytjet ishin “më të këqijat në historinë e Pakistanit” dhe nevojitej ndihma ndërkombëtare për të përballuar shkallën e shkatërrimit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika