Përmbytjet në Pakistan: “Një e treta e vendit është nën ujë”

Qeveria e Pakistanit ka apeluar për ndihmë ndërkombëtare për të trajtuar një emergjencë të përmbytjeve që ka vrarë më shumë se 1 mijë njerëz, dhe kërcënon të lërë nën ujë "një të tretën e vendit"

Një rrugë e përmbytur të hënën në distriktin Nowshera

“Një e treta e Pakistanit është zhytur plotësisht nga përmbytjet historike”.

Kështu, ka deklaruar ministrja e Ndryshimeve Klimatike të Pakistanit, Sherry Rehman

Përmbytjet shkatërruese kanë rrënuar rrugët, shtëpitë dhe të korrat, duke lënë një gjurmë kërdie vdekjeprurëse në të gjithë Pakistanin.

“Është i gjithë një oqean i madh, nuk ka tokë të thatë për të nxjerrë ujin jashtë”, ka shtuar  Rehman, duke e quajtur atë një “krizë me përmasa të paimagjinueshme”.

Të paktën 1 mijë e 136 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i sezonit të musoneve në qershor, sipas zyrtarëve.

Shiu i verës është më i madhi i regjistruar në një dekadë dhe fajësohet nga qeveria për ndryshimet klimatike.

“Fjalë për fjalë, një e treta e Pakistanit është nën ujë tani, gjë që ka tejkaluar çdo kufi, çdo normë që kemi parë në të kaluarën”, ka thënë Rehman, raporton BBC, transmeton  Dukagjini.

Vendasit kalojnë nëpër rrethin e përmbytur Charsadda të provincës veriperëndimore të Pakistanit Khyber Pakhtunkhwa

“Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë”, ka shtuar ministri.

Nga ata që dihet se kanë vdekur, 75 ishin vetëm në 24 orët e fundit, thanë zyrtarët të hënën, duke shtuar se numri i të vdekurve pritet të rritet.

Duke folur për BBC, ministri i Jashtëm i Pakistanit, Bilawal Bhutto-Zardari, ka thënë se një e treta e të vrarëve besohet të jenë fëmijë.

“Ne jemi ende duke u përballur me shkallën e dëmit,” ka thënë ai.

Zyrtarët vlerësojnë se më shumë se 33 milionë pakistanezë, një në shtatë persona, janë prekur nga përmbytjet historike.

Ujërat e dendura në luginën veriore Swat të vendit kanë fshirë urat dhe rrugët, duke prerë fshatra të tëra.

Mijëra njerëz që jetojnë në zonën malore janë urdhëruar të evakuohen, por edhe me ndihmën e helikopterëve, autoritetet ende po luftojnë për të arritur tek ata që janë bllokuar.

“Fshati pas fshati është fshirë. Miliona shtëpi janë shkatërruar,” ka thënë kryeministri Shehbaz Sharif të dielën pasi fluturoi mbi zonë me një helikopter.

Ata që arritën të shpëtonin janë grumbulluar në një nga shumë kampet e improvizuara në të gjithë vendin.

Provincat si Sindh dhe Balochistan janë më të prekurat, por rajonet malore në Khyber Pakhtunkhwa gjithashtu janë goditur keq.

Përmbytjet në Pakistan. Foto: CNN.

Rekordi i musonit të këtij viti është i krahasueshëm me përmbytjet shkatërruese të vitit 2010, më vdekjeprurësit në historinë e Pakistanit, që lanë më shumë se 2 mijë njerëz të vdekur.

Ekziston gjithashtu shqetësimi në rritje për koston e afërt të ndërtimit nga kjo fatkeqësi dhe qeveria e Pakistanit ka bërë thirrje për ndihmë financiare nga agjencitë e ndihmës, vendet mike dhe donatorët ndërkombëtarë.

“Një vlerësim shumë i hershëm, paraprak është se është i madh, është më i lartë se 10 miliardë dollarë,” ka thënë ministri i Planifikimit, Ahsan Iqbal.

Pothuajse gjysma e të korrave të pambukut në vend është larë dhe fushat e perimeve, frutave dhe orizit kanë pësuar dëme të konsiderueshme, shtoi ai.

Por Sharif ka thënë se rifillimi i një kredie nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), me vlerë rreth 1.2 miliardë dollarë, gjatë vitit të ardhshëm, do të ishte një ndihmë e madhe në ringjalljen e ekonomisë.

Foto ilustrim nga përmbytjet në Pakistan

Programi, në të cilin Pakistani hyri në vitin 2019, ishte pezulluar në fillim të këtij viti pasi Islamabadi nuk arriti të përmbushte objektivat e vendosura nga huadhënësi.

Të shtunën, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se kishte ndarë deri në 1.8 milion dollarë, për përpjekjet për lehtësimin e përmbytjeve.

Duke folur veçmas, Mbretëresha Elizabeth II ka thënë se ishte “thellësisht e pikëlluar kur dëgjoi për humbjen tragjike të jetës dhe shkatërrimin” e shkaktuar nga përmbytjet.

“Mbretëria e Bashkuar qëndron në solidaritet me Pakistanin teksa po fillon rimëkëmbjen e tij”, ka shtuar ajo.

Një fermer orizi pranë qytetit juglindor të Sukkur në provincën Sindh, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se fushat e tij ishin shkatërruar nga përmbytjet.

Pakistani shpall emergjencë kombëtare, pasi rritet ndjeshëm numri i të vdekurve nga përmbytjet

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika