Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar ngushëllime familjarëve të viktimave pas përmbytjeve nga reshjet e shiut që ndodhën të martën në Spanjë.
Kurti përmes një postimi në “X” shkroi se ‘mendimet tona janë me qeverinë dhe popullin e Spanjës që përballen me përmbytje shkatërruese dhe vdekjeprurëse.
“Mendimet tona janë me qeverinë spanjolle dhe popullin e Spanjës ndërsa përballen me përmbytjet vdekjeprurëse dhe shkatërruese. Kosova u dërgon ngushëllime familjeve të viktimave të shumta dhe solidarizohet me komunitetet e prekura, si dhe me reaguesit e emergjencës në përpjekjet e tyre të palodhura për të sjellë lehtësim”, ka thënë Kurti.
Ndryshe, të paktën 51 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet si pasojë e shirave të rrëmbyeshme të martën në rajonin lindor të Spanjës, Valencia.
Shirat e rrëmbyeshme gjatë ditës së martë bënë që rrugë dhe qytete të përmbyten. Pamje të publikuara në rrjetet sociale shfaqën njerëz që kanë ngecur si pasojë e përmbytjeve, disa prej të cilëve duke u ngjitur në pemë.