Përmes “blur”-it profesori i medresesë në Gjilan i ruan vajzat nga “syri i keq”

Në pamundësi që t'i pyes të gjithë për publikimin ose jo të fotove të tyre, i kemi mbuluar vetëm fytyrat”, ka arsyetuar veprimin profesori në fjalë, duke shtuar se kështu përmes mbulimit të fytyrave vajzat janë ruajtur nga “syri i keq”.

Profesori i medresesë në Gjilan, Muhamed Dërmaku, duket se përmes “blur-it” është përkujdesur që vajzat e gjeneratës së katërt t’i ruajë nga ”syri i keq”.

Dërmaku e ka postuar në Facebook, duke lavdëruar vajzat – të cilat përfunduan medresenë e mesme – por në foton e publikuar nga ai, edhe pse emrat janë publikuar, ka vendosur që fytyrat t’ua mbulojë.

E pas reagimeve në media, Dërmaku ka një postim sqaruese se pse e ka bërë një gjest të tillë.

“Në pamundësi që t’i pyes të gjithë për publikimin ose jo të fotove të tyre, i kemi mbuluar vetëm fytyrat”, ka arsyetuar veprimin profesori në fjalë, duke shtuar se kështu vajzat janë ruajtur nga “syri i keq”.

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika