Përmes pretendimeve për skema të zhvatjes në Hagë, tentohet të diskreditohet Jack Smith në ShBA

Jack Smith, i cili drejtoi hetimet kundër krerëve të UÇK-së në Hagë, tani është prokuror special në hetimet kundër ish-presidentit Donald Trump. Mirëpo, një ankesë, e cila pretendon se Smith është i përfshirë në një skemë zhvatje milionëshe në Speciale të Hagës, ka shkuar në Departamentin Amerikan të Drejtësisë

Jack Smith, Ish-kryeprokuror i Gjykatës Speciale

Jack Smith, ish-kryeprokuror i Prokurorisë së Speciale në Hagë – ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së – tash prokuror special në Departamentin e Amerikan të Drejtësisë, që po i mbikëqyr hetimet ndaj ish-presidentit Donald Trump, është në “betejë” më disa mbështetës të së djathtës ekstreme.

Trump, presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe i pari në 234 vjetët e shtetit, që paditet ndonjëherë.

E prej katër çështjeve penale, Smith është i ngarkuar me dy hetime.

Njëri hetim lidhet me mbajtjen dhe fshehjen e pretenduar të dokumenteve të klasifikuara pas largimit të tij nga Shtëpia e Bardhë në janar 2021, dhe tjetri kishte të bënte me nxitjet e pretenduara të Trump-it për 6 janar 2021, sulmin në Kapitol, në të cilin, një turmë mbështetësish të tij u përpoqën të ndalonin certifikimin zyrtar të Kongresit për fitoren e Joe Biden ndaj Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Kështu e djathta ekstreme atje nisi fushatën, për të diskredituar ish-kryeprokurorin e Speciales.

Donald Trump dhe Jack Smith (Foto ilustrim nga Salon/Getty Images)

“Ne e dimë se gjatë Luftës Civile jugosllave ju keni vrarë disa njerëz, Jack Smith do t’ju paditë nëse nuk vendosni X dollarë në një valixhe që ta çoj përsëri te Jack, në mënyrë që problemet tuaja të largohen”, ishte njëra ndër mesazhet që pretendohet se Smith përmes njerëzve të tij po dërgonte në Evropën Lindore.

Në këtë dokument pretendohet se ishte një “shantazhues” në Gjykatën Speciale të Hagës.

“Skemë e zhvatjes?”

Kjo fushatë kundër Smith bazohet në dokumentet e qarkulluara nga John Moynihan, një punonjës dikur i DEA-s amerikane.

Moynihan i paraqiti inspektorit të përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë – si dhe inspektorëve të përgjithshëm të Departamentit të Shtetit dhe CIA-s – atë që ai e quajti një “ankesë sinjalizuesi”, që akuzon se një rrjet shantazhi u krijua në kuadër të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Gjykata Speciale në Hagë, ish-krerët e UÇk-së (ilustrim)

Kjo “ndërmarrje kriminale”, pretendon Moynihan, “zhvati miliona dollarë nga individë të pasur të shënjestruar për hetim dhe/ose ndjekje penale nga Prokuroria Speciale e Kosovës” (ZPS), e cila sjell rastet e gjykuara nga dhomat. Ai pretendon se dëshmitarët me të cilët foli, thanë se Smith ishte një “pjesëmarrës aktiv” në këtë skemë të zhvatjes shumëmilionëshe.

Akuzave dhe pretendimeve ndaj Smith i nisi – gjithashtu, tentoi edhe t’i marrë meritat për akuzat e Moynihan kundër Smith – edhe mbështetësi i zjarrtë i Trump dhe teoricieni i konspiracioneve, Patric Byrne.

Përmes një sajti të quajtur “DeepCapture”, publikoi ankesën e lartpërmendur të Moynihan, ku potencoi disa nga akuzat kryesore kundër Smith, në një artikull të titulluar “A po zhvatet zhvatësi Jack Smith për të ndjekur Trump?”.

Patric Byrne, teoricien i konspiracioneve

Çka theksoi Byrne në “Deepcapture”:

Pra, në ankesën 151 faqe, pretendohet se Jack Smith, si “shantazhues, dërgonte njerëz në Evropën Lindore për t’u përcjellë mesazhin e mëposhtëm palëve të ndryshme: Ne e dimë se gjatë Luftës Civile Jugosllave ju keni vrarë disa njerëz, Jack Smith do t’ju paditë nëse nuk vendosni X dollarë në një valixhe që ta çoj përsëri te Jack, në mënyrë që problemet tuaja të largohen.

X = nga 400,000 dollarë në 9 milion dollarë (ryshfete prej 7 milionë dollarë dhe 9 milionë dollarë u paguan përmes Bitcoin, jo valixheve).

Jack kërkoi një ryshfet prej 100 milionë dollarësh nga një kreu i shtetit, i cili refuzoi pagesën dhe tani është në burg.

Ne mësuam për këto akuza për shkak të disa sinjalizuesve evropianë, të cilët në fund shkruanin deklarata të detajuara të shkëlqyera, siguruan tekste dhe të dhëna financiare”.

Këtyre pretendimeve ndaj Smith iu bashkëngjit edhe Michael Flynn, ish-këshilltari për sigurinë kombëtare i ish-presidentit amerikan, Donlad Trump.

Flynn, Gjykatën Speciale e ka cilësuar si gjykatë të Smith-it dhe se është “raketë e zhvatjes së Hagës”.

Michael Flynn, ish këshilltarë për sigurinë kombëtare i ish-presidentit Donald Trump

“Jack Smith gjithashtu nuk dëshiron që askush të gërmojë në Gjykatën e tij Penale Ndërkombëtare ‘të supozuar’ në raketën e zhvatjes së Hagës, ose llogaritë e tij bankare zvicerane ose ndonjë nga aktivitetet e tij të mbrapshta gjersa është jashtë shtetit”, kishte shkruar para disa ditësh Flynn në X.

E të gjitha këtyre pretendimeve të djathta ekstreme u ka reaguar revista (jofitimprurëse) amerikane e krahut të majtë, “Mother Jones”.

Në artikullin e “Mother Jones” këto pretendime i cilësohen si përrallë e teori konspiracioni.

“E djathta ekstreme shtyn një teori të re konspirative për të diskredituar Jack Smith”, titullohet artikulli i revistës së majtë, e që fillon kështu: “Një teori e re konspiracioni që ngrihet në të djathtë, po vendoset për ta ndihmuar Donald Trump”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika