Përmirësohet situata me rezervat e gjakut, rritet shkalla e dhuruesve vullnetarë

Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut ka stabilizuar rezervat e gjakut dhe ka rritur ndërgjegjësimin e vullnetarëve për dhurim të gjakut

Safete Maliqi-Qorrmemeti, kryeudhëheqëse e departamentit për dhurim të gjakut në QKKTGj

Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, ka arritur ta stabilizojë gjendjen me rezerva të gjakut, pasi kohë më parë u paralajmërua mungesë e madhe.

Se gjendja në këtë institucion është e mirë, e tha Safete Maliqi-Qorrmemeti, kryeudhëheqëse e departamentit për dhurim të gjakut në QKKTGj.

Ajo ka deklaruar për Ekonomia Online se është rritur edhe shkalla e ndërgjegjësimit të vullnetarëve, për të cilën i falënderon.

Ajo ka treguar për grupet që kanë pasur mungesë por që thotë se falë njerëzve vullnetmirë, kanë arritur ta rregullojnë gjendjen me gjak.

“Për momentin janë përmirësuar rezervat e gjakut, kishim kohët e fundit një mungesë të disa grupeve të caktuara mirëpo kemi arrit me angazhim të përgjithshëm me stabilizuar gjendjen. Tani për momentin kemi rezerva jo te mjaftueshme, po vazhdojmë të krijojmë rezerve për t’i trajtuar pacientët me gjak dhe produkte të gjakut. Është normale grupet RH negative janë më pak edhe në popullatë, mirëpo tani kemi krijua rezerva të mjaftueshme, ka qenë mungesë e gjakut 0 negativ dhe B negativ, mirëpo tani kemi krijuar rezerva dhe nuk kanë nevojë të shqetësohen pacientet, mund të trajtohen të gjitha operacionet që janë të planifikuara”, thotë ajo për EO.

Ajo shtoi se kërkesat më të mëdha të gjakut janë në Kirurgji, Gjinekologji, Hematologji, Dializa e njësi tjera.

Ajo po ashtu theksoi se, shkallë e rritjes së dhuruesve vullnetar të gjakut dëshmon për një shkallë të lartë ndërgjegjësimi të popullatës.

“Numri i dhuruesve kohëve të fundit është rritur mirëpo përkundër rritjes së numri është shtuar edhe numri i rasteve të cilat kanë nevojë për gjak dhe kërkuesit më të mëdhenj të gjakut janë rastet në Kirurgji, Gjinekologji, Hematollogji, sëmundjet e gjakut dializë e të tjera. Kjo shkallë e rritjes së dhuruesve vullnetar të gjakut dëshmon për një shkallë të lartë ndërgjegjësimi të popullatës dhe përgjegjësisë dhe shifrat e larta të dhurimit të gjakut tregojnë për nivelin e dhurimit vullnetar për ti krijuar rezervat e mjaftueshëm në nivel kombëtar”, u shpreh ajo.

Ajo tha se janë duke vazhduar edhe një aksion me FSK-në për dhurim të gjakut, teksa bëri thirrje qytetarëve të dhurojnë gjak.

“Është një sfidë e theksuar për të siguruar doza të gjakut mjaftueshëm për të  pasur rezerva mirëpo në bashkëpunim me strukturat shëndetësore, me organizatat e ndryshme shtetërore, private me qytetarët kemi arritur me ndihmën e medieve me bë promovimin e dhurimit të gjakut dhe me shpreh një apel tekë qytetarët për tu paraqit për të dhuruar gjak këtë kohë verë kur kemi pasur mungesë të disa grupeve. Është duke u përmirësuar gjendja, tani jemi duke vazhduar aksionet e dhurimit të gjakut në FSK-në prej 21 gusht dhe vazhdojmë deri me 18 shtator. Gjatë këtyre aksioneve kemi numër të konsiderueshëm të cilët pjesëtarët e FSK-së i përgjigjen dhurimit në mënyrë pozitive”, tha ajo./EO

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika