Përparim Rama i dhuron Çelësin e Prishtinës presidentit shqiptar, Ilir Metës

Të premten e 22 korrikut, kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama i ka dhuruar Çelësin e Prishtinës presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i dhuroi Çelësin e Prishtinës presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta

Pas vizitës së presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta në Kosovë, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama në shenjë simbolike i dhuroi “Çelësin e Kryeqytetit të Kosovës”, presidentit shqiptar.

“Rastisi që kjo vizitë të ndodhë në një periudhë mjaft dinamike për Prishtinën, me aktivitete e ngjarje të shumta, të cilat me kënaqësi ia shpalosa Presidentit dhe delegacionit shoqërues nga Shqipëria’, ka njoftuar kryetariu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Në shenjë simbolike, Presidentit i dhuruam Çelësin e Kryeqytetit të Kosovës”, ka njoftuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Ilir Meta.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta

“Shumë i lumtur të zhvilloj sot vizitën e fundit zyrtare në Prishtinë, si President i Shqipërisë, në një ditë kaq të mrekullueshme për kombin tonë, 12-vjetorin e konfirmimit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e pavarësisë së Kosovës”, ka njoftuar presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Të premten e 22 korrikut, është mbajtur seanca ceremoniale e Kuvendit të Kosovës. Kjo seancë ka filluar me lëshimin e himnit kombëtar dhe atij shtetëror, pas mbarimit të himneve fjala i është dhënë presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Meta është shprehur se Kosova dhe Shqipëria duhet të ndërtojnë raporte partneriteti, duke shtuar se dy vendet ndajnë të njëjtën histori, gjuhë dhe traditë.

Ilir Meta: Shteti i Kosovës është shembull për të gjithë rajonin

Të enjten, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta viziton Kosovën

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika