Përparim Rama i dhuron “Çelësin e Qytetit” ambasadorit, Qemal Minxhozi

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ka dhuruar "Çelësin e Qytetit" ambasadorit të Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Qemal Minxhozi, për të shënuar përfundimin e misionit të tij si diplomat në Kosovë

Në një ceremoni të ngrohtë dhe miqësore, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i ka dhuruar “Çelësin e Qytetit”, ambasadorit të Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Qemal Minxhozi, i cili ka kryer misionin e tij si diplomat.

Takimi lamtumirës u mbajt me rastin e përfundimit të detyrës së tij

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në një takim të veçantë të organizuar për këtë rast, e falënderoi ambasadorin Minxhozi për shërbimin e jashtëzakonshëm dhe angazhimin e tij në forcimin e lidhjeve midis dy vendeve.

Ky takim sipas Ramës ishte një mundësi për të shprehur mirënjohjen dhe respektin ndaj ambasadorit shqiptar, i cili ka luajtur një rol kyç në promovimin e bashkëpunimit dhe miqësisë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

I pari i Prishtinës, Rama  e ka falënderuar “për shërbimin e jashtëzkanoshëm dhe i thash se do të mbetet gjithmonë ura jonë lidhëse me Shqipërinë. Në përfundim të misionit i dhurova ‘Çelësin e Qytetit’ për angazhimin dhe ndihmën e pakursyer për shtetin tone”.

Ndërsa Ambasadori Minxhozi është shprehur falënderues për mikpritjen e bashkëpunimin që kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka patur gjithmonë me të gjitha qytetet shqiptare.

“Jam vërtetë i lumtur që pata mundësinë që përgjatë këtyre viteve që kam shërbyer në Kosovë të bashkëpunoja me një njeri me shumë vlera i cili ka kontribuar në thellimin e bashkëpunimit mes vendeve tona”, ka deklaruar ambasadori Minxhozi.

Ndryshe, Qemal Minxhozi, ka shërbyer si Ambasador i Shqipërisë në Republikën e Kosovës për 10 vjet.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika