Përparim Rama pret në takim rektorin e UP-së, Qerim Qerimin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zhvilluar një takim me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, dhe kryesuesin e Këshillit Drejtues, Altin Sahiti. Në këtë takim u diskutua lidhur me ide për transformimin e kampusit të Universitetit të Prishtinës, me qëllim krijimin e hapësirave të reja për këmbësor, gjelbërim dhe rekreacion

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim rektorin e Universiteti të Prishtinës, Qerim Qerimi dhe kryesuesin e Këshillit Drejtues, Altin Sahiti.

Në njoftimin e dhënë nga Universiteti i Prishtinës bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua “rreth ideve për transformim të kampusit të UP-së, me qëllim krijimin e hapësirave të reja për këmbësor, gjelbërim dhe rekreacion”.

Ndërsa, komuna e Prishtinës u zotua për bashkëpunim të ngushtë, me qëllim ekzekutimin e ideve të tilla, me ndikim pozitiv te studentët dhe komuniteti, si partner strategjik i Universitetit të Prishtinës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika