Përparim Rama: Sot ndoshta jam njeriu më i urryer në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar në lidhje me testimin e tretë të qarkores së brendshme, e që ka krijuar kaos në rrugët e kryeqytetit, duke thënë se është një nga njerëzit më të urryer në Prishtinë, për shkak të tollovisë së krijuar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama





Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar në lidhje me testimin e tretë të qarkores së brendshme, e që ka krijuar kaos në rrugët e kryeqytetit.

Në një konferencë përmbyllëse të Manifestës, Rama është shprehur duke thënë “Sot ndoshta jam njeriu më i urryer në Prishtinë”.

Këto komente Rama i bëri pasi të premten pati reagime të shumta, shumica e të cilave negative, duke e cilësuar vendimin e Ramës si “eksperiment me qytetarë”.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga e premtja dhe për dy ditët në vazhdim do të vazhdojë testimi i radhës i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

I gjithë ky proces do të ndodhë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika