Punëtorët e kompanisë “Pastrimi” po protestojnë para objektit të Komunës së Prishtinës, duke akuzuar se komuna i ka kamionët e rinj, por qëllimisht s’po ua dhuron për përdorim.
Ata thanë se po lihen të punojnë me mjete të vjetra, derisa ftuan kryetarin Përparim Rama të dalë dhe të përballet.
“Përparim ti ku je, kamionin ku e ke?”, është një nga thirrjet e punëtorëve.
Punëtorët tutje u shprehën se Komuna e di ku kanë mbetur kamionët.
“Të gjithë janë të informuar me gjendjen në të cilën janë puntorët. Kërkesat tona i kemi dorëzuar të gjitha dhe me shkrim. Na premtuan një javë ditë, që i bie të premten e kaluar të na japin një përgjigje, përgjigje nuk kemi marrë, isha para dy ditësh prapë këtu nuk e takova askënd, nuk del të na tregojnë çka do të ndërmarrin për KRU Pastrimin. Për ta ndal falimentimin. Kërkesat janë të njëjta për heqjen e tenderit i cili falimenton KRU Pastrimi”, thanë përfaqësues të punëtoreve.
Protestat sipas tyre nuk do të ndalen . “Ftojmë kryetarin Përparim Rama dhe Bekim Brestovcin le të dalin të shohin kamionin me te cilin punojnë punëtoret e KRU Pastrimi”./EO