“Përplasja” Berisha – Rrahmani, FFK konfirmon tensionet mes kapitenit të Kosovës dhe kreut të “Dardanëve”

Të mërkurën, Federata e Futbollit të Kosovës publikoi një video rreth atmosferës gjatë ndeshjes mes Kosovës dhe Qipros.

Si e tillë, Federata kishte publikuar vetëm momentet pozitive të asaj feste. Mirëpo krejtësisht diçka tjetër kishte ndodhur pas ndeshjes, aty ku futbollistët e Kosovës ishin afruar te tifo-grupi, “Dardanët” për të ndarë gëzimin e fitores.

TV Dukagjini ka siguruar një video, në të cilën shihet diskutimi jo i afërt i kreut të “Dardanëve”, Lulzim Berisha me kapitenin, Amir Rrahmani. Në video shihet se i përfshirë ishte edhe tifozi, Lik Berisha.

Nga videoja që ka siguruar TV Dukagjini, dukej se Berisha i kishte thënë diçka Rrahmanit, e që e bëri atë të largohej nga festa e grupit me tifozët.

Futbollistët kanë ftuar kryetarin e FFK-së, Agim Ademi për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me sjelljet dhe mënyrën e komunikimit të kreut të “Dardanëve” me Amir Rrahmanin dhe futbollistët tjerë.

Fillimisht, Berisha i kishte hedhur poshtë pretendimet se kishte ndodhur diçka e tillë, mirëpo krejtësisht diçka tjetër u than ë reagimin e tij në rrjetin social “Facebook”.

Berisha ka pranuar se mund të ketë ndodhur “diçka” pas ndeshjes, për të cilën edhe kërkoi falje, duke e përmendur tërthorazi kapitenin, Amir Rrahmani.

 “Ndonjë keqkuptim apo nga ndonjë fjalë e lëshuar nga dikush prej tifozëve që jodomosdoshmërisht nënkupton se është pjesë e Dardanëve. Qellimi im si Lul nuk është ta ofendoj askënd nga lojtarët. Të njëjtën gjë mund ta them edhe për kryesinë tonë të tifo grupit. Ne kemi qenë në çdo vështirësi të Kosovës pranë kombëtares tonë dhe këtyre lojtarëve. Kemi qenë edhe kur të tjerët e kanë sharë. Kemi qenë dhe i kemi mbrojtur e përkrahur në Shkodër, Mitrovicë, Prishtinë apo kudo në Evropë. Kosova është mbi secilin. Ne jemi për ta mbrojtur interesin e kombëtares. Prandaj edhe nëse dikush është prekur nga kombëtarja apo stafi ta pranojnë kerkimfaljen tonë. Qëllimi ynë është fisnik që nga dita e parë. Do të jemi gjithmonë tifozët besnikë pranë kapitenit Rrahmani, lojtarëve dhe trajnerit. Sepse Kosova është ajo që na bashkon dhe që na bënë ditën, javën, muajin dhe vitin më të bukur. Gabimet jodashakeqëse nuk përjashtojmë rastin që mund të kenë ndodhur. Konstantja që mbetet është dashuria për Kosovën”, thuhej në postimin e parë të tij.

Ndërsa ndryshe nga postimi paraprak kur e kishte përmendur anasjelltas Rrahmanin, pas modifikimit të këtij postimi, Berisha i kërkon falje publike edhe direkte kapitenit të Kombëtares së Kosovës.

Në lidhje me këtë “përplasje” ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës, e cila ka theksuar se është në njohuri për rastin në fjalë.

“Federata e Futbollit e Kosovës normalisht që është e informuar për rastin aksidental e të momentit që ka ndodhur pas ndeshjes së fundit ndërmjet Kombëtares sonë dhe Qipros, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Federata e ka përcjellë me shqetësim rastin në fjalë dhe në parim gjithnjë qendron në anën e futbollistëve të ekipit kombëtar, duke shfaqur mbështetjen dhe duke kërkuar respekt për ta. Konsiderojmë që kërkimfalja që ka ndodhur ndaj kapitenit dhe futbollistëve shënon mbylljen e një rasti aksidental të momentit dhe shpresojmë se do të shërbejë si rast që do të lidhë edhe më fuqishëm ekipin dhe përkrahësit para sfidave të reja të kombëtares sonë” shkruhet ndër tjerash në komunikatën e tyre.

Ndryshe, Kosova arriti fitore me rezultat të thellë 3:0 ndaj Qipros, duke arritur fitoren e tretë rresht në ndeshje zyrtare – për herë të parë në histori.

Shija e redaktorit

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Të fundit nga rubrika