Përplasja e aeroplanit në Uashington, Osmani: Kosova qëndron pranë jush

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për familjarëve të viktimave të përplasjes tragjike mes një avioni dhe një helikopteri në Uashington, duke theksuar se Kosova qëndron pranë popullit amerikan në këtë moment të rëndë

Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për viktimat e tragjedisë që ndodhi në Uashington, ku një avion dhe një helikopter u përplasën në ajër.

Në një postim në platformën X, presidentja Osmani ka theksuar se Kosova qëndron pranë popullit amerikan në shenjë solidariteti gjatë kësaj kohe tragjike.

“E pikëlluar thellësisht nga rrëzimi tragjik ajror pranë Washingtonit, D.C.  Zemra ime është me familjet dhe të dashurit e atyre që humbën jetën në këtë tragjedi të paimagjinueshme. Kosova qëndron pranë jush në pikëllim dhe solidaritet gjatë kësaj kohe zemërthyere”, ka shkruar Osmani.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika