Përplasje e ashpër mes Dajakut dhe Alba Morinës: “Vojvoda i ka 3, 4 anëtarë të vrarë në luftë”, “a mendoni se ishte në gjendje ta vazhdojë lojën”

Debat i ashpër po zhvillohet në studion e 'Dueli Sportiv' në RTV Dukagjini

Ish-futbollisti dhe analisti, Taulant Dajaku, është përplasur me drejtoreshën e marketingut në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), Alba Morina.

Sipas Dajakut, Kombëtarja e Kosovës ka mundur të fitojë ndeshjen me Rumaninë si mysafir, me rezultat zyrtar, pasi ndeshja ishte ndërprerë për kore dhe banderola raciste.

”Vojvoda i ka tre, katër anëtarë të vrarë të familjes në luftë. Ajo stema dhe paraqitja e tyre e fyen identitetin e tij, mendoni që është në gjendje të vazhdojë lojën,” tha ai në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në TV Dukagjini.

Teksa, Morina potencoi se FFK-ja “punon vetëm me procedura dhe është shumë e rëndësishme të mos thyen procedurat.”

Më poshtë mund të shikoni videon nga ky moment.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika