Përplasje mes Deliut dhe Kryeziut për deklaratat e Pacollit

Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane pati replika në mes deputetes së PDK-së, Blerta Deliu dhe deputetes së VV-së, Arbëresha Kryeziu rreth deklaratave të deputetes së VV-së, Fitore Pacolli. Sipas Deliut, kur një parti me 52 për qind kërkon kontroll të mediave nuk ka nevojë të debatohet për asgjë tjetër. Po ashtu edhe zëvendëskryeministri Bislimi u distancua nga ky debat

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

Të hënën e 18 korrikut, gjatë mbledhjes në Komisionin për Integrime Evropiane, debat i rëndësishëm u bë edhe rreth çështjes deklaratës të deputetes së Vetëvendosjes(VV), Fitore Pacolli e cila në seancën e 14 korrikut në Kuvendin e Kosovës kishte deklaruar se duhet të merren masa rreth mediave.

“Edhe si Kuvend, edhe si Qeveri duhet të marrim masa… viteve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media, përmes së cilave është krijuar mundësia e ndërhyrjes dhe ndikimit në disa mediume kryesore dhe ato online, të cilat po përdoren për qëllime biznesore dhe shantazh politik. Pra, këtu kërkojmë vëmendjen e Kuvendit dhe Qeverisë që të marrim masa dhe të kuptojmë më shumë se çfarë po ndodhë me funksionimin e medias, transparencën dhe identifikimin e pronësisë së mediumeve”, ka deklaruar Fitore Pacolli, deputete e Vetëvendosjes.

Kjo thirrje e deputetes Pacolli për ndërhyrje direkte të Qeverisë për kontroll ndaj mediave ishte e papranueshme për AGK-në dhe KMSHK-në.

Ndërsa në mbledhjen e sotme, zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi i është kërkuar nga anëtarët e komisionit të distancohet nga deklarata e deputetes, Fitore Pacolli, ku po i njëjti pati replika të ashpra me deputeten e PDK-së, Blerta Deliu.

“Për rastin e Fitore Pacollit, pse s’po e thoni një fjalë, pse s’po merrni anë me thanë është gabim sepse jeni zëvendëskryeministër përgjegjës për procesin integrues dhe për çështje të dialogut. Prandaj, ju e dini shumë mirë, për një vend demokratik që raportet të vijnë me zëra të shumicës që sot kërkon cenzurë, dhe kërkon të ketë kontroll nga Kuvendi dhe Qeveria për mediat, është më e pakta që duhet ta thoni sot në këtë takim”, ka shprehur Blerta Deliu.

Ndërsa zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nuk ka dashur të shtojë diçka mbi këtë temë.

Këtë e shfrytëzoi Arbreshë Kryeziu-Hyseni nga partia Vetëvendosje.

“Zonja Deliu ti nuk ke qenë aq e zëshme në atë kohë. Në atë kohë kur raportuesit kanë idenfiku me emër e mbiemër persona politikanë që kanë ndiku mbi mediat, nuk ke qenë kaq e zëshme. Mos e hudhni debatin në një pikë ku ju dëshironi”, tha ajo

E këmbëngulëse në këtë temë vazhdoi të jetë deputetja e PDK-së, Deliu.

“Unë ma se paku sot dua ta kthej këtë diskutim brenda kolegëve deputetë. Unë dua përgjigje nga zëvendëskryeministri. Nëse qeveria nuk di me artikulu punën e saj, dilni në vendin e zëvendëskryeministrit, le të mos flasë fare. Kur një parti me 50,2 për qind, tenton që kritikën ta mbyllë duke kërku kontroll të Kuvendit dhe Qeverisë, këtu e mbylli debatin me ju”, tha Deliu.

Ndërsa në këtë mbledhje, Bislimi në raportimin e tij para Komisionit për Integrime Evropiane, ka deklaruar se partitë opozitare nuk përfitojnë duke i paraqitur, sipas tij sukseset e Qeverisë si dështim para Bashkimit Evropian(BE).

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika