Përplasje mes Hoxhes dhe Goles: “Ka marrë tentativë për ndryshim projektligji brenda natës”- “Nuk ka dëshmi, interpretim bizar i situatës”

Një përplasje e shkurt ka ndodhur mes deputetit Ardian Gola dhe analistit Dibran Hoxha në “Debat Plus” ani pse Gola nuk ishte i pranishëm aty, por një gjë e tillë ndodhi përmes një bisede telefonike

Analisti Dibran Hoxha derisa po fliste për partinë Lëvizja Vetëvendosje e ka përmendur në një moment deputetin e partisë VV Ardian Gola, për të cilin ka thënë se shtyn përpara interesa të dyshimta.

“Është marrëdhënie interesi, VV don me na thon që po i marrim disa figur të reja, unë e kam një analogji, është një deputet tjetër Ardian Gola i cili të gjithë parashutistat që tash po na shesin moral mbi funksionimin e një organizate kanë hy aty për me shty interesa të dyshimta. Ardian Gola shtyn interesa të dyshimta për kolegjet private brenda Komisionit Parlamentar, dmth qysh ndërtohet marrëdhënia e pasinqertë mes atij që futet dhe që ta ofron platformën.Ardian Gola ka marrë tentativa për me ndryshu projektligjin për akreditimin brenda natës pa e informuar askënd, në bindjen time të fortë ajo i shërben një interesi të ngushtë të disa njerëzve, të kolegjeve private”, kështu është shprehur Hoxha në emisionin “Debat Plus” duke folur për Ardian Golen që ky i fundit nuk ishte në studion e debatit.

Megjithatë, ai ka telefonuar moderatorin e emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri, për t’iu kundërpërgjigjur Hoxhes i cili e përmendi në emision.

Gola ka kaluar debatin në fjalë të rënda, megjithatë ka cituar fjalët e deputetit Haki Abazi, ku thotë se ‘me futjen e palaqos në mbretëri nuk bëhet palaqoja mbret, por mbretëria bëhet palaqo’.

Ai ka thënë se Hoxha nuk ka dëshmi që është marrë ndonjë tentativë që ligji për akreditim të ndryshohet.
“Është skandaloze mënyra se si përfolet emri im në publik, pa kurfarë dëshmie, me mënyrë jashtëzakonisht bizare të interpretimit të një situate për të cilën ai njeri që flet nuk e ka as më të voglën informatë si duhet. Është e habitshme se sa ka degjeneru debati publik, nëse ka diçka që më së shumti do të mund të ilustrohej diskutimi që sot është duke u fol është saktësisht ajo që e kishte thënë Haki Abazi në një emision që me futjen e palaqos në mbretëri nuk bëhet palaqoja mbret, por mbretëria bëhet palaqo. Fakti që çifti i Dibran Hoxhës, arrin me bullizu, ai po mendon që është aq i dijshëm sa që pa pik morali…Dibran Hoxha nuk e ka as idenë se çka kam sakrifiku e po sakrifikoj për punën që unë e bëj”, ka thënë Gola.

Në studion e emisionit Dibran Hoxha e ka pyetur Golen në studio se “Pse e keni thirrur mbledhjen tre minuta para se të fillonte mbledhja e Komisionit?”.

“Më mirë është mos me fol kur nuk din, je tu e shpalos partinë tënde, A je normal”, u përgjigj Gola, ndërsa fjalët ofenduese u vijuan më pas nga Hoxha i cili Golën e quajti Palaqo.

Gjithashtu, edhe një pyetje tjetër u parashtrua nga Hoxha, që ishte” Pse është hequr afati për pbulikimet shkencore?”.

“Nuk është hequr afati, çështja është kështu: praktika aktuale e akreditimit për bartësit e programit kam tentu me e bo ligjërisht në mënyrë që me e rujt sigurinë e cila është cenu rëndë në dy vitet fundit. Nga 19 doktorata që ka pasur UP në vitin 2020 ka rënë në 3 doktorata ndërsa 16 janë mbyll, kjo është cenim”, i është përgjigjur Gola- Hoxhes.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika