Përplasje në protestat në Mal të Zi, mes tensionit të kampeve properëndimore dhe proserbe e ruse

Policia malazeze përdori sprej piper për të shpërndarë qindra protestues në Podgoricë, të cilët u mblodhën kundër miratimit të ligjit për kufizimin e kompetencave presidenciale

Protestat Mal të Zi (foto: Reuters)

Përplasjet shpërthyen të hënën, gjatë një proteste të opozitës në Mal të Zi, duke reflektuar një krizë të thellë politike midis kampeve properëndimore dhe proserbe e proruse në vendin e vogël ballkanik, i cili është anëtar i NATO-s.

Policia malazeze përdori sprej ndaj qindra protestuesve që hodhën gurë, shishe dhe objekte të tjera, gjatë një demonstrate jashtë parlamentit, thuhet në një deklaratë të policisë. Askush nuk u lëndua rëndë, tha policia, shkruan AP.

Protesta u mbajt, ndërsa ligjvënësit brenda ndërtesës së parlamentit votuan për t’i hequr presidentit properëndimor të vendit një rol vendimtar në emërimin e kryeministrit. Ligji u shty përpara nga shumica proserbe dhe proruse në parlament, duke zemëruar opozitën properëndimore.

Ligji i diskutueshëm u miratua të hënën, nga 41 ligjvënës në parlamentin prej 80 anëtarësh.

Ambasada amerikane në Podgoricë bëri thirrje për qetësi.“Shtetet e Bashkuara kërkojnë një kthim të menjëhershëm në një diskurs të qetë dhe konstruktiv”, tha ambasada në Twitter, duke shtuar “Ne u bëjmë thirrje të gjithë liderëve dhe qytetarëve malazezë që të vazhdojnë të bisedojnë dhe të gjejnë zgjidhje paqësore për problemet politike”.

Mali i Zi, një aleat kryesor perëndimor në Ballkan, është paralizuar nga një krizë qeveritare disamujore që ka bllokuar procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Qeveria e Malit të Zi ra nga një votë mosbesimi në gusht, kurse një ngërç politik ka vazhduar që atëherë.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika