Përplasjet në Kuvend, Mushkolaj: Të gjithë deputetët tentuan të ndërhyjnë në drejtësi

Analisti, Imer Mushkolaj

Diskutimet për keqpërdorime dhe korrupsion këtë të mërkurë kanë sjellë përplasje personale mes deputetëve të Qeverisë dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës.

Për përplasjet në Kuvend, analisti politik, Imer Mushkolaj, ka thënë se të gjithë deputetët e partive politike u përpoqën dhe ndërhynë në drejtësi me aq sa mundën.

“Nëse edhe pushteti edhe opozita na thonë se drejtësia duhet t’i kryejnë punët e veta, organet e drejtësisë duhet t’i kryen punët e veta, kjo që ndodhi në Kuvendin e Kosovës ishte krejt e kundërta e asaj që ata pretendojnë. Sot të gjithë deputetët e partive politike në fakt u përpoqën dhe sa mundën ndërhynë në drejtësi. Për shkak se nëse drejtori i KEK-ut është në paraburgim, edhe organet e drejtësisë do të japin verdiktin për këtë çështje më e shumta që partitë politike është dashur të thonë, është që le t’ia lëmë drejtësisë ta kryejë punën e vet”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Mushkolaj ka thënë se nëse e shikojmë këtë rast nga këndvështrimi i partive opozitare, shërben si arsye për të sulmuar Qeverinë, por edhe nga ana e partisë në pushtet, shërben për të sulmuar opozitën, pasi po i kujtojnë raste të tjera të së shkuarës.

Po ashtu, ai tha se diskutimi, siç e quajti “propagandë” për interesa personale, në seancën e Kuvendit të Kosovës ishte humbje kohe për qytetarët.

“Tani keni parasysh se disa herë para seancës së sotme, seancat e Kuvendit kanë dështuar për mungesë kuorumi, deputetët nuk kanë shkuar aty për me vendos për çështje shumë të rëndësishëm që kanë mbetur pa diskutuar dhe pa u votuar seanca me radhë. Dhe sot e kanë gjetur kohën që të diskutojnë për ngjarjet e fundit në KEK, por që fare pak janë marrë me çështjen që janë thirrur aty të diskutojnë. Edhe shumica e seancës ka kaluar me këto sharjet, fyerjet, përplasjet, të cilat ne qytetarët e Kosovës i dëgjojmë me akuza e kundërakuza. Janë totalisht diskutime që për një njeri normal që i sheh nuk i hynë fare në punë”, ka deklaruar tutje ai.

Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka thënë se KEK-u në kohën e Nagip Krasniqit ka “filluar të lulëzojë”, deputeti i PDK-së, Ferat Shala, e ka akuzuar Mujën për korrupsion në procesin e mëhershëm të akreditimeve.

Shala ka thënë se deputeti Bekim Haxhiu e ka nxjerrë Mujën prej burgut, duke përmendur se në burg ia kishte dërguar një picë.

Për këtë, Mushkolaj tha se vetëm mënyra e të folurit të Shalës është shqetësuese, sepse si mundet që një deputet të ketë fuqi të shkojë në burg kudo në Kosovë dhe të nxjerrë dikë nga burgu.

“Dhe kjo është një prej atyre që kanë ndodhur në të kaluarën, nëse veç ka ndodhur, pra një prej atyre gjërave që sistemi i drejtësisë ka vuajtur, pra prej ndërhyrjeve politike që kanë qenë shumë të theksuara”, është shprehur Mushkolaj.

 

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika