Përqendrimi në artin dhe meritën e vërtetë – Ben Apolloni kritikon trendet e akademive në çmime kinematografie

Regjisori Ben Apolloni ka thënë se filmi "OppenHeimer" meritonte çmime teknike, por jo çmime për filmin dhe regjinë më të mirë. Ai ka theksuar se filmi që do të donte të shihte të triumfonte në Golden Globe ishte "Killers of the Flower Moon", për shkak të thellësisë, realizimit të bukur në aspekte të ndryshme si dramaturgjia, interpretimi aktoresk, regjia dhe fotografia

Regjisori kosovar, Ben Apolloni, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trendit të dhënies së çmimeve në akademitë e ndryshme, të cilat, sipas tij, ndjekin një trend si në festivalet e Kosovë.

Këtë, ai e ka thënë në emisionin “Rreth e Rrotull” të TV Dukagjinit, ku po diskutohej lidhur me çmimet e “Golden Globe”.

“Tirumfin e ‘OppenHeimer’, nuk e prita aq mirë sepse në këso lloj akademish të ndryshme që ndajnë çmime për filmat është bërë njëlloj trendi që çmimet jepen si në festivalet e Kosovës”, ka thënë Apolloni.

Tutje, sipas regjisorit kosovar, aty ka pasur filma shumë të mirë dhe supozohet që këto ceremoni, akademi e festivale të ndryshme duhet t’i vlerësojnë filmat artistikisht për idetë dhe për realizimet artistike

“Filmi ‘OppenHeimer’ ka merituar çmime teknike, por jo të vlerësohet filmi e regjia më e mirë”, vijon ai.

Më tej, ai ka thënë se filmi i cili do të dëshironte që të triumfonte në Golden Globe të ishte filmi “Killers of the Flower”.

“Unë mendoj për këtë kategorinë për dramë është dashtë të vlerësohet filmi ‘Killers of the Flower Moon’, për shkak se është shumë i thellë dhe bukur i realizuar qoftë në aspektin dramaturgjik, qoftë në interpretimin aktoreskt, regji apo edhe fotografi”, ka përfunduar ai.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika