“Përralla e Gjyshes” ndihmon fëmijët me kancer

Mrika Maliqi autore e librit "Përralla e Gjyshes", në RTV Dukagjini na ka treguar më shumë rreth librit, ku sipas saj përrallat nuk do të mbesin vetëm gojëdhëna, dhe qëllimi i botimit të këtij libri është se një pjesë e mjeteve të shkojë në ndihmë për fëmijët me kancer

Shtëpiza e lepurit nga lëvoret e shalqirit,

Shumica prej nesh kemi pasur fatin të dëgjojmë përralla nga gjyshërit tanë, por jo të gjitha i mbajmë në mend.

E autorja e librit “Përralla e Gjyshes” – Shtëpiza e lepurit nga lëvoret e shalqirit, Mrika Maliqi, është kujdesur që përrallat nga Gjyshja e saj të mos mbesin vetëm gojëdhëna, por ato, përmes librit të përcillen deri te nipërit e mbesat.

E autorja e librit “Përralla e Gjyshes”

Autorja e librit “Përralla e Gjyshes”Në emisionin Drive on D, me Donika Hysenin, që transmetohet nga e hëna në të premte nga ora 14:00 deri në orën 16:00, në Radio Dukagjini, Mrika ka treguar se një pjesë e mjeteve nga shitja e këtij libri, do të shkojnë në ndihmë për fëmijët me sëmundje të kancerit.

Kjo do të mundësojë që përmes fondacionit “Care for Kosovo kids” të sigurohen barërat që kanë nevojë fëmijët e prekur nga kjo sëmundje.

Autorja e librit ka thënë se duke blerë një përrallë për fëmijët tuaj të shëndoshë, ju mund të ndihmoni edhe shumë fëmijë të tjerë të cilët vuajnë nga sëmundja e kancerit.

Promovimi i librit “Përralla e Gjyshes” – Shtëpiza e lepurit nga lëvoret e shalqirit, do të bëhet më 30 Qershor, nga ora 19:00, në librarinë Dukagjini në Prishtinë.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika