“Persekutim për shkak të hetimit të korrupsionit” – Koci: Hetuesi Idriz Gashi përsëri është suspenduar

Avokati Arianit Koci ka reaguar ndaj vazhdimit të suspendimit të hetuesit policor Idriz Gashi, duke e cilësuar këtë vendim si të paligjshëm dhe shkelje të rëndë të ligjit.

Suspendimi i Gashit fillimisht kishte ndodhur për shkak të pjesëmarrjes së tij të pretenduar në tubimet elektorale të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Suspendimi i policit për pjesëmarrje në tubim politik, Koci: Fotografia u falsifikua

Koci ka paralajmëruar se veprime të tilla rrezikojnë sigurinë juridike të qytetarëve dhe kanë ndikim të dëmshëm në luftën kundër korrupsionit në vend.

“Siguria juridike e qytetarëve është në rrezik serioz.

Hetuesit policor Idriz Gashi, sot në ora 12.22 i është rikthyer arma dhe legjitimimi policor, pasi kishte përfunduar afati i suspendimit.

Megjithatë, pas përfundimit të orarit të punës, i është dorëzuar një vendim i ri, i paligjshëm, për vazhdimin e masës së suspendimit, pa afat dhe pa të drejtë ankese”, ka shkruar Koci.

Koci njofton se është vërtetuar se rreshteri Idriz Gashi nuk mori pjesë në tubimin e PDK-së, rikthehet në detyrat policore

Sipas Kocit, suspendimi i Gashit është vazhduar në mënyrë të paafat dhe pa të drejtë ankese, pasi më parë gjatë ditës ai ishte kthyer formalisht në detyrë duke marrë armën dhe legjitimitetin policor.

“Ky veprim përbën shkelje të rëndë të ligjit, pasi zgjatja e masës së suspendimit mund të bëhet vetëm brenda afatit të përcaktuar.

Për më tepër, kjo situatë tregon qartë elemente të një persekutimi ndaj një hetuesi të angazhuar në trajtimin e rasteve më të mëdha të korrupsionit.

Një shkelje e tillë është e papranueshme dhe cenon jo vetëm integritetin e Policisë së Kosovës, por edhe besimin në gjithë sistemin juridik të vendit”, ka shkruar Koci në Facebook.

Shija e redaktorit

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Presidentja Osmani sot pret në takim zëvendës-sekretarin e SHBA-ve Richard...

Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot(e premte) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai sot...

Të fundit nga rubrika