Përsëri bojkot nga serbët: Regjistrimi i fundit zyrtar i popullsisë në veri, para 43 vjetësh

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se procesi i regjistrimit të popullsisë do të fillojë të premten dhe do të zgjasë deri më 17 maj. Megjithatë, Skender Sadiku, zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, ka shprehur pesimizëm për këtë proces

Mitrovica e Veriut

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se nga kjo premte (sot) fillon procesi i regjistrimit të popullsisë në vend, proces ky që do të zgjasë deri më 17 maj.

Për këtë proces është shprehur pesimist zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, Skender Sadiku.

“Nëse thuhet më atë se si është mëngjesi shihet dita, nuk janë shenjat e mira”, është shprehur Sadiku, teksa ka listuar arsyet se pse regjistrimi është dashur të shtyhet.

Problemet teknike dhe shenjat që serbët në veri të vendit do ta bojkotojnë prapë këtë proces, ka theksuar Sadiku – pas ndërhyrjes së politikës. Lista Serbe ka thënë se serbët e Kosovës nuk do të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë në Kosovë, duke akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për “shtypjen shumëvjeçare të serbëve” në Kosovë.

“Nuk ka filluar (procesi i regjistrimit të popullsisë)… Realisht ky regjistrim është dashur të shtyhet, ka probleme edhe për shkak teknike dhe tash janë shenjat që do të ketë prapë bojkote të serbëve të komunitet shumicë serbe në komunat tona”, ka thënë Sadiku në “FIVE” të Dukagjinit.

Sadiku ka thënë se regjistrimi i fundit zyrtar i popullsisë në veri të vendit ka ndodhur në vitin 1981.

“Regjistrimi zyrat i fundit, në katër komunat tona, flas gjithnjë për Komunën veriore të Mitrovicës, është i vitit të largët, 1981. Edhe regjistrimi i vitit 2011 është bojkotuar, kjo sjell probleme në terren. Regjistrimi i popullatës është interes vital për qytetarët, por, siç duket, këtu politika ka futur duart, posaçërisht te komuniteti serb, që janë të orkestruara ta bojkotojnë edhe këtë proces, i cili është shumë në interes të qytetarëve”, ka shtuar Sadiku.

Gjithashtu, gjatë ditës, në një takim me kryeministrin, Albin Kurti, disa kryetarë të komunave, kanë kërkuar që ky proces të shtyhet, disa të tjerë kanë thënë se nuk duhet të shtyhet. E nga Qeveria e kanë cilësuar si jetik mbajtjen e regjistrimit të popullsisë.

 

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika