Përsëri gjenden mbetje mortore në Prekaz

Ekipet hetimore kanë zbuluar eshtra në Prekaz të Skenderaj, dhe dyshohet se ato i përkasin viktimave të listës së personave të zhdukur, sipas njoftimit të kryesuesit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti

Ekipet hetimore të mjekësisë ligjore përsëri kanë hasur në mbetje mortore/eshtra në Prekaz të Skenderajt.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka njoftuar zbulimin, duke shtuar se ekziston dyshimi se këto eshtra potencialisht i përkasin viktimave të listës së personave të zhdukur.

“Edhe sot ekipet kanë hasur në eshtra (mbete mortore) që potencialisht i përkasin viktimave të listës së personave të zhdukur në Prekaz të Skenderaj”, ka njoftuar Hoti në Facebook.

Më 9 nëntor, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka njoftuar se gjatë gërmimeve që kanë bërë në fshatin Prekaz të Skenderajt, kanë hasur në mbetje mortore/eshtra, që thuhet se gjithashtu mund të jenë të personave të zhdukur.

Mbetjet mortore të një personi të gjetura më 9 nëntor, dyshohet se është vrarë në masakrën e Polacit, ndërsa kërkimet nga ekipet e mjekësisë ligjore, policisë dhe prokurorisë së EULEX-it po vazhdojnë me shpresën se trupat e viktimave të tjera të vrarë gjatë luftës.

Përveç në Kosovë, gërmimet për gjetjet e personave të zhdukur gjatë luftës, tashmë kanë rinisur edhe në Serbi në lokacionin Shtavajl.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin, kryesuesi i komisionit qeveritar për personat e zhdukur, Andin Hoti, i cili thotë se tashmë ekipet e Kosovës kanë nisur punën atje.

Shteti serb kishte ndërprerë gërmimet në Serbi gjatë vitit 2021 në këtë vend dhe që atëherë, institucionet e Kosovës, kishin kërkuar që të lejoheshin gërmimet në vendet ku dyshohet të ketë varreza masive, por një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

Në Kosovë janë ende mbi 1 mije e 600 persona të zhdukur që nga përfundimi i luftës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika